Kredit Kartela Plotësoj dëshirat, paguaj me këste
Për mua është e rëndësishme të kem liri financiare sa herë që dua të blej diçka në dyqan apo online. Dua të paguaj me këste për gjërat që më pëlqejnë, si pajisje teknologjike, rroba, apo çdo gjë tjetër që më duhet.
Paguaj me këste
Ndani pagesat për blerjet tuaja deri në 36 këste.
Bonus në çdo blerje
Ju përfitoni 1% bonus në çdo blerje me këste.
0% interes
Për të gjitha blerjet me këste ju paguani 0% interes.
Ofertat me Kredit Kartelë
Kampanjat aktive.
Ofertat e kaluara
*Këto oferta kanë përfunduar.
Apliko online për kredit kartelë
Aplikimi për kredit kartelë ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj e vlefshme. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, aplikimi juaj do të shqyrtohet nga ekipi ynë dhe ju do të kontaktoheni brenda një kohe të shkurtër.
Llojet e Kredit Kartelave
Visa ju ofron kartela të ndryshme për një gamë të gjerë nevojash dhe qëllimesh. Mësoni më shumë për kategorinë e secilës kartë dhe shërbimet dhe ofertat e disponueshme me to.
Visa Credit Card
Visa Gold
Visa Platinum
Menaxho kredit kartelën nga telefoni
Nëse jeni klient i bankës Raiffeisen ju mund të aplikoni dhe të merrni aprovimin për kredit kartelë përmes aplikacionint mobil bankar.
Me aplikacionin mobil bankar, ju mund të menaxhoni kredit kartelën në çdo moment dhe kudo që ndodheni. Kontrolloni shpenzimet, shikoni limitin, aktivizoni/deaktivizoni kartelën dhe kryeni pagesa të sigurta.
Si mund të pajisem me Kredit Kartelë?
Mjafton të pranoj pagën përmes Bankës Raiffeisen dhe të plotësoj kushtet tjera të përcaktuara nga banka.
Dokumentet që ju duhen për aplikim?
- Dokument personal të identifikimit
- Kontrata e punës.
- Gjendja e llogarise (për 6 muajtë e fundit)
- Faturë jo me e vjetër se 3 muaj
Aplikoni online duke plotësuar formën më lartë, ndërsa nëse jeni klient i bankë Raiffeisen mund të aplikoni për Kredit kartelë përmes Aplikacionit mobil bankar.
Lista e tregtarëve
Me Bonus kartelat e Bankës Raiffeisen, ju mund të blini me këste me 0% interes tek këta tregtarë.
Pyetjet më të shpeshta
Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.
Secili transaksion me Kredit Kartelë, i realizuar në rrjetin e POS terminaleve të bankës sonë, shpërblehet me bonus. Bonusi llogaritet si 0.5% e shumës në pagesat pa këste dhe 1% e shumës në pagesat me këste. Shuma e mbledhur kreditohet në llogarinë e kredit kartelës, si vlerë kumulative e bonusit në fillim të muajit në vazhdim.
Në bankomatët e Bankës Raiffeisen në Kosovë me kartela të Bankës Raiffeisen, klientët mund të tërheqin deri në 2,000 Euro. Klientët mund ta rrisin limitin e kartelës brenda ditës duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit 038/222 222.
Për caktim të ri të PIN-it për kartelë, klientët duhet të drejtohen në ndonjërën nga pikat tona shërbyese.
PIN-i i kartelës mund të ndërrohet në bankomatët e Bankës Raiffeisen.
Kartela pas 90 ditëve shkatërrohet nga banka, andaj për t'u pajisur me kartelë të re, duhet të aplikoni sërish për këtë shërbim.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.