
RAIA të kupton. RAIA të ndihmon.
Asistentja virtuale, RAIA, tani është pjesë e uebfaqes (bazuar në modelin GPT) dhe aplikacionit mobil bankar. RAIA është këtu për t’ju ndihmuar për pyetjet që mund të keni për produktet, shërbimet apo proceset bankare.
Kush është RAIA?
RAIA është më shumë se një chatbot – ajo është një asistente digjitale e mençur, e ndërtuar me teknologji të avancuar të intelegjencës artificiale AI. Falë përdorimit të modeleve të mëdha të gjuhës (LLM), RAIA kupton çfarë po kërkoni dhe ju jep përgjigje të sakta, të shpejta dhe të përshtatura për nevojat tuaja.
Përjashtim nga përgjegjësia
RAIA është një asistente virtuale që ofron informacione të përgjithshëme për produktet dhe shërbimet e bankës, por nuk zëvendëson këshillat profesionale.
Për vendime të rëndësishme financiare, ligjore apo investimi, ju rekomandojmë të konsultoheni me një përfaqësues të bankës apo një këshilltar të kualifikuar.