RAIA - Përjashtim nga Përgjegjësia
1. Saktësia e Informacionit: RAIA është krijuar për të ofruar informacion të përgjithshëm dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve të zakonshme. Ndërsa përpiqemi të sigurojmë saktësinë, përgjigjet e gjeneruara nga RAIA mund të mos jenë gjithmonë të përditësuara ose plotësisht të sakta. Klientët duhet të verifikojnë çdo informacion të marrë përmes RAIA-s me një përfaqësues të bankës. RAIA GPT është një prototip, një version testimi.
2. Këshillë Profesionale: Informacioni i ofruar nga RAIA nuk përbën këshillë financiare, ligjore apo investimi. Për këshilla të personalizuara të përshtatura për rrethanat tuaja specifike, ju lutemi konsultohuni me një profesionist të kualifikuar ose një këshilltar bankar.
3. Konfidencialiteti dhe Siguria e të Dhënave: Ndërveprimet me RAIA janë krijuar për të qenë të sigurta, megjithatë, ju lutemi shmangni ndarjen e informacionit të ndjeshëm personal ose financiar përmes kësaj platforme. Banka jonë është e përkushtuar për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe për të siguruar sigurinë e të dhënave tuaja.
4.Përgjegjësia: Banka jonë nuk pranon përgjegjësi për asnjë vendim të marrë bazuar në informacionin e ofruar nga RAIA. Përdoruesit duhet të tregojnë kujdes dhe të konsultohen me përfaqësuesit e bankës për çështje të rëndësishme.
5. Përmirësim i vazhdueshëm: RAIA është në proces të vazhdueshëm të mësimit dhe përmirësimit. Ne mirëpresim komentet tuaja për të përmirësuar cilësinë e shërbimit tonë. Nëse hasni ndonjë problem ose keni shqetësime rreth informacionit të ofruar, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë të shërbimit ndaj klientit.Duke përdorur RAIA për ndërveprimet me klientët, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet e këtij mohimi përgjegjësie.
PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE
Përgjegjëse për përpunimin e të dhënave:
Raiffeisen Bank Kosovë (në tekstin e mëtejmë "Banka" ose "RBKO")
Zyrtari i Mbrojtjes së të Dhënave : Edita Musliu
Rr. Robert Doll nr.99
10000, Prishtinë
Telefoni: +383 (0) 38 222 222
E-Mail: dataprotection@raiffeisen-kosovo.com
Nëse futni të dhëna personale në RAIA, ne do t'i përpunojmë këto të dhëna për qëllimet e mëposhtme:
1. Përdorimi i RAIA: Ju lutemi mbani mend se futja e informacionit personal, të biznesit ose konfidencial në RAIA nuk lejohet. RAIA ndihmon në përmirësimin e shërbimit ndaj klientit, rritjen e efikasitetit dhe uljen e kostove, duke përmirësuar përvojën e klientit dhe performancën e biznesit. RAIA përdoret për t'iu përgjigjur automatikisht pyetjeve tuaja dhe për të ofruar shërbimin e kërkuar. Nëse futen të dhëna personale, një filtër bllokon dhe parandalon përpunimin e tyre. Ju lutemi të keni parasysh se shërbimi ynë i chatbot është ende në zhvillim e sipër dhe po përmirësohet vazhdimisht. Mund të ndodhë që jo të gjitha informacionet personale të futura të kapen dhe të hiqen; në raste të tilla, ne mund të përpunojmë disa nga të dhënat personale që keni dhënë.
Nëse jepni të dhëna personale, ne do t'i përpunojmë ato sipas Nenit 6 paragrafi 1 pika (b) e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe LIGJIT NR. 06/L –082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE për të përmbushur kontratën tonë me ju, siç është përgjigjja në pyetjet tuaja dhe ofrimi i mbështetjes.
Pyetjet tuaja dhe përgjigjet e RAIA ruhen për referencë në të ardhmen në rast shqetësimesh ose kërkesash për informacion.
Kategoritë e përpunuara të të dhënave: ID e Mesazhit, ID e Bisedës, ID e Përdoruesit, përmbajtja e pyetjes dhe përgjigja e gjeneruar, numri i kërkesave, data dhe koha e përdorimit. Dëshirojmë t'ju sjellim në vëmendje se RAIA nuk i ruan adresat e IP-së.
Periudha e ruajtjes: 6 muaj
2. Përmirësimi dhe zhvillimi i shërbimit të ofruar nga RAIA:
Ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar vazhdimisht shërbimet tona dhe për t'ju ofruar mbështetje dhe pëkujdesje cilësore. Është në interesin tonë të sigurohemi që shërbimi të funksionojë në mënyrë efektive dhe të ofrojë një përvojë të shkëlqyer për klientin. Nëse futen të dhëna personale, një filtër bllokon dhe parandalon përpunimin e tyre. Ju lutemi të keni parasysh se shërbimi ynë është ende në zhvillim e sipër dhe është duke u përmirësuar vazhdimisht. Mund të ndodhë që jo të gjitha informacionet personale të futura të kapen dhe hiqen; në raste të tilla, ne mund të përpunojmë disa nga të dhënat personale që keni dhënë.
Nëse jepni të dhëna personale, ne do t'i përpunojmë ato sipas Nenit 6 paragrafi 1 pika (f) e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), LIGJIT NR. 06/L –082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE dhe për shkak të interesit tonë legjitim.
Kategoritë e përpunuara të të dhënave: ID e Mesazhit, ID e Bisedës, ID e Përdoruesit, përmbajtja e pyetjes dhe përgjigja e gjeneruar, numri i kërkesave, data dhe koha e përdorimit. Dëshirojmë t'ju sjellim në vëmendje se RAIA nuk i ruan adresat e IP-së.Periudha e ruajtjes: 6 muaj
3. Përdorimi i RAIA dhe përmbushja e detyrimeve ligjore:
RBKO mund të përpunojë çdo të dhënë personale që i vihet në dispozicion gjatë procesit të përdorimit të RAIA për deri në 10 vjet me qëllim që RBKO të përmbushë kërkesat e saj rregullatore, siç janë kërkesat e raportimit tek autoritetet publike.
4. Përmirësimi i bazës së njohurive të Chatbot-it:
Nëse jepni të dhëna personale, ne nuk do t'i përdorim ato për qëllime trajnimi, sepse ne nuk trajnojmë sistemin softuerik të inteligjencës artificiale mbi të cilin bazohet RAIA. Nëse RAIA nuk i përgjigjet pyetjes suaj ose nuk i përmbush pritshmëritë tuaja, ne e përmirësojmë atë duke krijuar modele të reja dhe duke rritur njohuritë e saj pa përdorur informacion personal. Çdo e dhënë personale e futur në një pyetje (kërkesë për informacion) fshihet para se të fillojmë procesin e përmirësimit.
Mund të gjeni më shumë informacion se si dhe pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale, cilat të drejta për mbrojtjen e të dhënave keni dhe si mund t'i ushtroni ato në Mbrojtja e të dhënave personale.
Duke përdorur RAIA për ndërveprimet me klientët, ju e pranoni dhe e kuptoni se ofruesi nuk mban përgjegjësi për përdorimin e shërbimit, në përputhje me kushtet e përcaktuar.
RAIA Disclaimer
1. Information Accuracy: RAIA is designed to offer general information and respond to common queries. While we strive to ensure accuracy, the responses generated by RAIA may not always be up-to-date or fully accurate. Clients should verify any information received through RAIA with a bank representative. RAIA GPT is a prototype, a test version.
2. Professional Advice: The information provided by RAIA does not constitute financial, legal, or investment advice. For personalized advice tailored to your specific circumstances, please consult with a qualified professional or a bank advisor.
3. Confidentiality and Data Security: While RAIA interactions are designed to be secure, please avoid sharing sensitive personal or financial information through this platform. Our bank is committed to protecting your privacy and ensuring the security of your data.
4. Liability: Our bank do not accept liability for any decisions made based on information provided by RAIA. Users should exercise discretion and consult with bank representatives for important matters.
5. Continuous Improvement: RAIA is continuously learning and improving. We welcome your feedback to enhance the quality of our service. If you encounter any issues or have concerns about the information provided, please contact our customer service team.
PROCESSING OF PERSONAL DATA
Responsible for data processing: Raiffeisen Bank Kosovo (hereinafter referred to as "Bank" or "RBKO")
Data Protection Officer: Edita Musliu
Robert Doll nr.99
10000, Prishtina
Telephone: +383 (0) 38 222 222
E-Mail: dataprotection@raiffeisen-kosovo.com
If you enter personal data into RAIA we will process this data for following purposes:
1. Using RAIA: Kindly remember that entering personal, business, or confidential information into RAIA is not allowed. RAIA helps improve customer service, increase efficiency, and reduce costs, enhancing customer experience and business performance. RAIA is used to automatically answer your inquiries and provide the requested service. If personal data is entered a filter blocks and prevents its processing. Please be aware that our chatbot service is still in development and is continuously being improved. It may happen that not all entered personal information is captured and removed; in such cases, we may process some of the personal data you provided.
If you provide personal data, we will process it under Art. 6 par. 1 point (b) GDPR and LAW NO. 06/L –082 ON PROTECTION OF PERSONAL DATA to fulfill our contract with you, such as responding to your questions and offering support.
Your inquiry and RAIA responses are stored for future reference in case of concerns or information requests.
2. Improvement and development of the service provided by RAIA:
We're committed to continuously improving our services and providing you with quality support and care. It is in our interest to ensure that the service functions effectively and delivers an excellent customer experience. If personal data is entered, a filter blocks and prevents its processing. Please be aware that our service is still in development and is continuously being improved. It may happen that not all entered personal information is captured and removed; in such cases, we may process some of the personal data you provided.
If you provide personal data, we will process it under Art. 6 par. 1 point (f) GDPR LAW NO. 06/L –082 ON PROTECTION OF PERSONAL DATA and due to our legitimate interest.
Processed categories of data: Message ID, Conversation ID, User ID, inquiry content and response generated, number of requests, date and time of usage. We would like to bring to your attention that RAIA does not store IP addresses.
Retention period: 6 months
3. Using RAIA and fulfilment of legal obligations: RBKO may process any personal data made available to it in the process of using RAIA for up to 10 years for the purpose of RBKO fulfilling its regulatory requirements, such as the reporting requirements to public authorities.
4. Enhancement of the Chatbot´s knowledge base:
If you provide personal data, we will not use it for training purposes, because we do not train artificial intelligence software system on which RAIA is based. If RAIA does not address your inquiry or meet your expectations, we improve it by creating new patterns and enhancing its knowledge without using personal information. Any personal data entered in an inquiry is deleted before we start the enhancement process.
You can find more information about how and why we process your personal data, what data protection rights you have, and how you can exercise them at Protection of personal data
By using RAIA for client interactions, you acknowledge and understand that the provider bears no responsibility for the use of the service, in accordance with the defined terms and conditions.