Skip to main content

Në media

Shikoni paraqitjet tona në media, nga intervistat televizive deri te artikujt në platformat kryesore online, lidhur me zhvillimet më të fundit për bankën tonë dhe sektorin financiar.

Bankimi digjital dhe kontakti njerëzor: Si po balancohet përvoja e klientit

Banka jonë vazhdon të transformohet përmes inovacionit digjital, por ruajtja e lidhjes përmes kontaktit njerëzor mbetet thelbësore. Në Ditën e Përvojës së Klientit, Anëtarja e Bordit, Iliriana Toçi, foli në një intervistë për mënyrën se si po ndërtojmë partneritete të qëndrueshme me klientët tanë dhe si po e bëjmë çdo ndërveprim të thjeshtë, personal dhe me kuptim – si në degë, ashtu edhe online.

Përkushtimi për praktika të sigurta online – si për punonjësit tanë, ashtu edhe për klientët.

Artan Rrustemi, Zyrtar Kryesor për Siguri në bankë, ka folur për agjencinë e lajmeve Kosova Press rreth aspekteve kyçe të sigurisë online, përfshirë mënyrën se si banka mbështet si punonjësit ashtu edhe klientët në forcimin e sigurisë së tyre digjitale. Ai gjithashtu ndau disa këshilla të dobishme për sigurinë online.

Lidhja me klientët – përmes degëve dhe online

Udhëheqësi i Departamentit të Shitjes dhe Shpërndarjes, Erik Roka, ndan perspektivat e tij mbi zhvillimet në bankën tonë dhe në sektorin bankar, përfshirë ndikimin e diasporës në ekonomi, financimin e qëndrueshëm dhe inovacionin digjital.

Transformimi digjital i bankimit

Udhëheqësi i Produkteve për Retail dhe Transformimit Digjital, z. Florent Lila, ka folur për agjencinë e lajmeve Kosova Press rreth transformimit digjital të bankës. Ai ka shpjeguar se si digjitalizimi po e ndryshon sektorin bankar në Kosovë, si në mënyrën e ofrimit të shërbimeve, ashtu edhe në mënyrën se si klientët ndërveprojnë me to.

Nga kreditë e gjelbra te praktikat e gjelbra: Përkushtimi ynë për qëndrueshmërinë

Në Ditën Botërore të Pyjeve, Udhëheqësja jonë për Përgjegjësi Shoqërore dhe Menaxhimin e ESG, znj. Vesa Paca, ishte e ftuar në RTK për të folur mbi mënyrën se si qëndrueshmëria është e rrënjosur në mënyrën tonë të punës. Nga kreditë e gjelbra dhe iniciativat për mbjellje, te praktikat ekologjike të brendshme dhe aktivitetet ndërgjegjësuese, ajo theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të bankës për të krijuar ndikim pozitiv.

Përfshirja e të rinjve në botën e bankimit

Udhëheqësi i Pagesave dhe Bankimit të Përditshëm, z. Valdrin Islami, ishte i ftuar në programin e mëngjesit në RTK për të diskutuar përpjekjet e bankës për të promovuar përfshirjen e të rinjve në sistemin bankar. Ai paraqiti iniciativa që variojnë nga edukimi financiar i hershëm deri te produktet e përshtatura për gjeneratat e reja, si pjesë e angazhimit tonë më të gjerë për fuqizimin e këtij segmenti të rëndësishëm të klientëve.

Ndikimi i AI-së dhe inovacionit digjital në bankim

Ndërsa inteligjenca artificiale vazhdon të transformojë industri në mbarë botën, banka jonë është e përkushtuar të shfrytëzojë plotësisht potencialin e saj transformues. Udhwheqësi ynë i IT-së dhe të Dhënave, z. Shkelqim Meqa, dhe Udhëheqësi i Produkteve me Pakicë dhe Transformimit Digjital, z. Florent Lila, ndanë me RTK mundësitë që inteligjenca artificiale dhe inovacioni digjital po sjellin në sektorin bankar.

Të kuptuarit e ekonomisë formale

Të kuptuarit e kompleksitetit të ekonomisë formale, në disa raste, mund të jetë sfidues. Prandaj, ne shfrytëzojmë çdo mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e edukimit financiar. Udhëheqës Rajonal për Bankimin me Pakicë, z. Besian Demiri, foli në RTK mbi këtë temë, duke theksuar aspektet kryesore të edukimit financiar.

Promovimi i praktikave të forta të sigurisë kibernetike

Banka jonë është e përkushtuar të promovojë praktika të forta të sigurisë kibernetike dhe të rrisë ndërgjegjësimin për mënyrat se si të qëndrojmë të sigurt online. Si pjesë e këtij angazhimi, kolegët tanë Agim Ahmeti, dhe Kosovare Alaj Bajrami, ndanë këshilla që ndihmojnë në forcimin e sigurisë online dhe mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike.

Nënshkrimi digjital, tema e muajit në Raiffeisen Gallery

Ne mirëpritëm RTK-në në Raiffeisen Gallery në Albi Mall, ku rregullisht shfaqim ekspozita për të ngritur vetëdijen mbi tema të ndryshme. Gjatë intervistës, Flaka Çitaku, Udhëheqëse e Komunikimit në bankë, shpjegoi konceptin e Galerisë, ndërsa Krenare Vitija, Udhëheqëse e Transformimit Digjital, foli për nënshkrimit digjital, një shërbim i vënë në dispozicion të klientëve rishtazi, e që është temë e ekspozitës së këtij muaj në Galeri.

Mbështetja dydekadëshe për përfshirjen financiare dhe formalizimin e ekonomisë në Kosovë

Ne jemi gjithmonë të lumtur të diskutojmë temën e rëndësishme të formalizimit të ekonomisë, veçanërisht duke pasur parasysh rolin tonë në integrimin e individëve dhe bizneseve në sistemin bankar për më shumë se dy dekada në Kosovë. Duke folur në programin e mëngjesit në RTK, znj. Iliriana Toçi, Anëtare e Bordit Menaxhues, theksoi rëndësinë e përfshirjes financiare dhe shpjegoi se si banka jonë mbështet individët dhe bizneset në shfrytëzimin e mundësive brenda sektorit financiar formal.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.