Skip to main content

Për qetësinë e mendjes sime

Si klient premium, ju fitoni një partner të besueshëm për menaxhimin e financave, investimeve dhe synimeve tuaja, me shërbim personal dhe përparësi në çdo hap.

Si mund të bëhem klient Premium dhe çfarë përfitoj?

Ne ofrojmë shërbime bankare Premium për klientët që kanë të ardhura mujore mbi 800 euro në llogari ose që zotërojnë depozita dhe asete bankare mbi 30,000 euro në Bankën Raiffeisen.

Shërbim bankar me prioritet
Këshilltar personal në dispozicion
Menaxhim financiar i dedikuar
Kartelë Platinum dhe Mbitërheqje

Hap llogarinë bankare 100% online

Përfundo gjithçka në pak minuta, plotëso aplikimin, identifikohu përmes videos dhe nënshkruaj dokumentet online me nënshkrim digjital. E thjeshtë, e shpejtë dhe e sigurt.

Visa platinum

Përjetim unik

Udhëtimet jashtë vendit janë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Në udhëtimet e shumta që bëj për punë e për kënaqësi, dua të kem shërbime më cilësore e benefite të ndryshme gjatë rrugës. 

Përvojë bankare e përshtatur për ju

Secili klient ka nevoja dhe objektiva të ndryshme financiare, prandaj kujdesin Premium e përshtatim në mënyrë profesionale sipas profilit dhe synimeve tuaja.

Shërbim me prioritet

Përjetoni përparësi në çdo hap, nga ekzekutimi i operacioneve bankare deri te kontraktimi i produkteve. Çdo kërkesë juaj trajtohet me prioritet maksimal.

Këshilltar personal në dispozicion

Këshilltari juaj personal është gjithmonë pranë jush, përmes telefonit, takimeve në zyrat Premium apo vizitave personale.

Plani financiar 360 gradë

Përfitoni mbështetje profesionale në planifikimin e buxhetit, kursimeve dhe investimeve tuaja nga ekspertët tanë.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.