Skip to main content
Visa platinum

Visa Platinum: Përjetim unik

Udhëtimet jashtë vendit janë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Në udhëtimet e shumta që bëj për punë e për kënaqësi, dua të kem shërbime më cilësore e benefite të ndryshme gjatë rrugës. 

Si klient premium i Bankës Raiffeisen, me Visa Platinum kredit kartelë, përfitoj benefite dhe privilegje unike në pagesat që realizoj përmes saj. Visa Platinum më mundëson rrugëtim të rehatshëm duke qëndruar në vende komode në aeroporte, duke përfituar zbritje në vetura me qira dhe në rezervime të hotelit. Ndër të tjera, më mundëson që të paguaj me këste, pa interes. Më mjafton të pranoj pagën përmes Bankës Raiffeisen në nivelin e caktuar dhe të plotësoj kushtet tjera të përcaktuara nga banka.  

2 qasje falas në Lounge Key

12% zbritje në Agoda

20% zbritje në AVIS

Visa platinum

Si mund të pajisem me Visa Platinum kartelë?

Mjafton të jem klient Premium i Bankës Raiffeisen dhe të plotësoj kushtet tjera të përcaktuara nga banka.

Apliko online për kartelën Visa Platinum

Aplikimi për kartelën Visa Platinum ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj e vlefshme. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, aplikimi juaj do të shqyrtohet nga ekipi ynë dhe ju do të kontaktoheni brenda një kohe të shkurtër.

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Termat dhe Kushtet Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.

Pelqimi per CRK Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale._____________________________________________________________________________________(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

Cilat janë përfitimet unike të Visa Platinum?

Visa Platinum kredit kartela ju mundëson përfitime të shumta dhe unike që ju lehtësojnë udhëtimet tuaja.

Qasje falas në sallonet e pritjes së biznesit me Lounge Key 
2 vizita falas në vit në mbi 1,200 sallone pritjeje në programin Lounge Key anë e mbanë botës, në dispozicion për mbajtësit e kartelave Visa Platinum.

Shërbimi i imbarkimit (boarding) me përparësi në aeroportet ndërkombëtare nga yQ Meet and Assist 
Zbritje deri 25% për shërbimet e yQ në mbi 240 aeroporte në të gjithë botën. Shteg i veçantë imbarkimi pa pritje në radhë si dhe shërbim udhëzues. 

Zbritjet në rezervime në Agoda.com
Zbritje deri në 12% në mbi 985 mijë hotele anë e kënd botës.

Zbritje në vetura me qira nga Avis deri në 20% 
Për të përfituar nga kjo ofertë, merrni me qira veturë në Avis dhe paguaj me kartelën Visa Platinum.

Shërbimet e sigurimeve
Sigurimin e blerjeve, sigurimi nga humbja, vjedhja ose dëmtimi aksidental i artikujve të kualifikueshëm brenda 90 ditëve nga data e blerjes me Visa Platinum dhe kompensim për vonesat e fluturimit ose bagazhit me më shumë se 4 orë.

Asistencë në informatat ndërkombëtare mjekësore dhe të udhëtimit 
Informata shëndetësore për vendin në të cilin udhëtoni. Informata për institucionet shëndetësore, kontaktimi i mjekut dhe konsultimi mjekësor. 

Pyetjet më të shpeshta

Këtu, mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

 

Secili transaksion me bonus kartelë, i realizuar në rrjetin e POS terminaleve të bankës sonë, shpërblehet me bonus. Bonusi llogaritet si 0.5% e shumës në pagesat pa këste dhe 1% e shumës në pagesat me këste. Shuma e mbledhur kreditohet në llogarinë e kredit kartelës, si vlerë kumulative e bonusit në fillim të muajit në vazhdim.

Në bankomatët e Bankës Raiffeisen në Kosovë me kartela të bankës Raiffeisen, klientët mund të tërheqin deri në 2,000 euro. Klientët mund ta rrisin limitin e kartelës brenda ditës duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit 038/222 222.

Për caktim të ri të PIN-it për kartelë, klientët duhet të drejtohen në ndonjërën nga pikat tona shërbyese. 

PIN-i i kartelës mund të ndërrohet në bankomatët e Bankës Raiffeisen.

Kartela pas 90 ditëve shkatërrohet nga banka, andaj për t'u pajisur me kartelë të re duhet të aplikoni sërish për këtë shërbim. 

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.