
Prezantojmë Apple Pay
Paguaj më shpejt dhe më lehtë me Apple Pay, duke përdorur kartelën tënde të bankës Raiffeisen direkt nga iPhone ose Apple Watch.
Me Apple Pay nuk ke nevojë të mbash kuletë
Apple Pay është mënyrë moderne dhe pa kontakt për të kryer pagesa, në dyqane, online dhe aplikacione qe e kane mundesinë për pagesa me Apple Pay.
Si ta shtosh kartelën në Apple wallet?
- Hapni aplikacionin Apple Wallet në iPhone-in tuaj.
- Shtypni butonin Shto (+) në anën e djathtë lart.
- Skano kartelën tuaj Debit ose Credit Card (ose futni të dhënat manualisht).
- Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartelën e re dhe pranoni kushtet.
- Pasi të përfundoni, kartela do të shfaqet në Wallet dhe mund ta përdorni me Apple Pay
Pyetjet më të shpeshta
- Hapni aplikacionin Apple Wallet në iPhone-in tuaj.
- Shtypni butonin Shto (+) në anën e djathtë lart.
- Skano kartelën tuaj Debit ose Credit Card (ose shkruani të dhënat manualisht).
- Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartelën e re dhe pranoni kushtet.
- Pasi të përfundoni, kartela do të shfaqet në Wallet dhe mund ta përdorni me Apple Pay
Apple Pay funksionon në dyqane, aplikacione, online dhe jashtë vendit – kudo që pranohet kjo mënyrë pagese. Mjafton që kartela juaj të jetë aktive për përdorim me Apple Pay.
Apple Pay përdor Face ID / Touch ID dhe një numër unik për çdo pajisje, pa ndarë numrin tuaj të kartelës. Të dhënat e kartelës nuk ruhen në pajisje dhe as nuk ndahen me shitësin.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.