Skip to main content

Jeta juaj, paratë tuaja

Në cilëndo fazë të jetës që jeni, qoftë duke filluar karrierën ose duke planifikuar të ardhmen familjare mund të mbështeteni te banka juaj në çdo hap.

Zhvillimi dhe mundësitë e përjetshme

Jeta është një udhëtim i mrekullueshëm, i mbushur me zhvillim personal, fillime të reja dhe mundësi të pafundme për të arritur potencialin e plotë. Për çdo hap që ndërmerr drejt ambicieve banka është këtu për ty.

Fillimi me bankën

Kur zgjedh një bankë, dua më shumë se një llogari. Dua çasje të lehtë, të kontrolloj bilancin, të transferoj para dhe të paguaj fatura pa pritje. Bankimi online i sjell të gjitha këto - 24/7, nga çdo pajisje, me siguri dhe thjeshtësi.

Investimi në të ardhmen

Të investosh për të ardhmen fillon me zgjedhje të zgjuara sot,  si kursimi, planifikimi për shtëpi apo menaxhimi i buxhetit. Me njohuri të duhura, je gjithmonë një hap përpara

Dëshirat realitet

Dëshiron të udhëtosh, të blesh veturën e ëndrrave apo të investosh te vetja? Mjafton një plan i zgjuar. Ne të ndihmojmë në vendimet tua që ëndrrat të kthehen në realitet.

Artikuj dhe këshilla

Fillimi si student

Fillimi i jetës studentore është një hap i madh drejt zhvillimit profesional. Për ta bërë këtë fazë më të lehtë, Pako Vibe nga banka Raiffeisen ofron një llogari të thjeshtë, pa kosto dhe me benefite për të rinjtë 16–27 vjeç.

Udhëtimi i ëndrrave

Planifikimi i udhëtimit është emocion. Me organizim të mirë dhe buxhet të mençur, çdo destinacion bëhet i arritshëm dhe çdo përvojë kthehet në kujtim të paharrueshëm.

Blerja e veturës

Të kesh veturën tënde hap dyert drejt lirisë dhe komoditetit. Është mënyra më e mirë për të shijuar udhëtimet e përditshme, për të qenë më i pavarur dhe për të krijuar momente të reja në çdo rrugë që ndjek.

Shtëpi për të ardhmën

Blerja e një banese apo shtëpie ju ofron ëndrrën për të pasur një vend ku mund të krijoni kujtime të paharrueshme, por edhe mundësinë që të rritet në vlerë me kalimin e kohës.

Kryej pagesa kudo që jeni!

Në aplikacionin mobil të bankës, ju mund të kryeni pagesa të shpejta dhe të sigurta me kontroll të vazhdueshëm 24/7. 

Kuleta digjitale

Paguaj më shpejt dhe më lehtë me Apple Pay apo RaiPay, duke përdorur kartelën tënde të bankës Raiffeisen direkt nga iPhone, Apple Watch apo në pajisjet Android

Blej sot, paguaj më vonë

Me kredit kartelë, mund të kryesh pagesa në dyqan apo online dhe të zgjedhësh pagesën me këste, sipas nevojave të tua. Një mënyrë e thjeshtë për të planifikuar shpenzimet dhe për të pasur më shumë kontroll mbi buxhetin.

RAIA

Asistentja virtuale, RAIA, është pjesë e uebfaqes dhe aplikacionit mobil bankar. RAIA është këtu për t’ju ndihmuar për pyetjet që mund të keni për produktet, shërbimet apo proceset bankare.

Menaxhimi i parave tuaja

Gjithçka që ju duhet për një menaxhim më të zgjuar financiar.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.