Bëji dëshirat realitet
Për të shijuar udhëtimet dhe veturën tuaj të re pa shqetësime, është e rëndësishme të planifikoni mirë paratë. Kështu shmangni stresin dhe mund të përqendroheni vetëm te udhëtimi dhe përvoja e re.
Planifikim i zgjuar për dëshirat tuaja
Realizimi i një dëshire nis me një zgjedhje të menduar. Planifikimi financiar dhe kuptimi i nevojave tuaja ju ndihmojnë të gjeni zgjidhjen bankare që ju përshtatet më së miri.
Çfarë po planifikoj?
A është një dëshirë e menjëhershme apo një plan afatgjatë? Qartësia e qëllimit ndihmon në marrjen e vendimeve financiare të mençura.
Sa e përshtatshme është për mua?
Vlerësoni ndikimin në buxhetin tuaj mujor dhe në menaxhimin e përditshëm të parave.
A i kam të qarta kushtet?
Informimi i plotë për opsionet dhe kushtet ju ndihmon të ndiheni më të sigurt dhe në kontroll gjatë gjithë procesit.
Udhëtimi i ëndrrave
Udhëtimet bëhen më të lehta kur dini si t’i përdorni zgjidhjet bankare për të menaxhuar shpenzimet dhe kursimet tuaja.
- Kredit karetela ju mundëson të bëni blerje të sigurta kudo në botë dhe të shpërndani shpenzimet më lehtë gjatë udhëtimit.
- Overdrafti ofron një mbështetje të menjëhershme në raste të papritura, duke ju lejuar të vazhdoni udhëtimin pa ndërprerje.
- Aplikacioni mobil bankar ju lejon të bëni transfere, të kontrolloni bilancin dhe të menaxhoni shpenzimet në çdo moment, pavarësisht ku ndodheni.
Blerja e veturës
Për të blerë veturën e ëndrrave, kredia personale është një zgjidhje e thjeshtë dhe e përshtatshme. Ajo ju mundëson ta merrni veturën pa pritur gjatë, me pagesa mujore që i përshtaten buxhetit tuaj, duke shijuar lirinë dhe sigurinë e një veture të re. Është momenti ideal për të ndezur motorët dhe për ta bërë ëndrrën tuaj realitet.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.