Aplikacioni mobil bankar Banka në majë të gishtave
Menaxho paratë, bëj pagesa dhe transfere në sekonda, dhe kontrollo çdo transaksion në kohë reale, direkt nga telefoni yt.
Mbi 200,000 përdorues aktiv në Kosovë
4.25/5 vlerësimi në Google Play Store dhe App Store
330,000 transaksione të procesuara në muaj
Veçoritë e reja të Aplikacionit mobil bankar
Përveç funksioneve bazë si pagesat, transfertat dhe menaxhimi i llogarisë dhe kartelave, aplikacioni përditësohet vazhdimisht me veçori të reja për ta bërë bankingun edhe më të thjeshtë dhe më efikas.
Pagesat
Paguani rrymën, ujin, tatimet dhe parkingun direkt nga aplikacioni, shpejt dhe pa pritje.
Transfere
Dërgo dhe prano para përmes kartelës ose numrit të telefonit brenda pak minutave, në çdo kohë dhe kudo.
Kursime & Produkte Financiare
Kurse automatikisht, vendos qëllime kursimi dhe apliko për produkte financiare direkt në aplikacion.
Si ta përdorni aplikacionin mobil të bankës?
Mësoni si të kryeni pagesa, transfere dhe shërbime tjera në aplikacionin mobil, përmes video-udhëzimeve të shkurtra.
Sigurisa në Aplikacionin Mobil Bankar
Aplikacioni Mobil Bankar përfshin nivele të larta sigurie, përfshirë kyçjen me të dhëna biometrike (gjurmë gishti dhe njohje fytyre(Face ID).
Mësoni më shumë rreth këtyre elementeve dhe këshillave të sigurisë.
Shkarko manualin e përdorimit të Aplikacionit Mobil Bankar
Pyetjet e Shpeshta
Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet e shpeshta.
Për t’u kyçur, përdorni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin/PIN-in. Gjithashtu mund të aktivizoni autentifikimin biometrik (gjurmë gishtash ose Face ID) për qasje më të shpejtë dhe më të sigurt.
Brenda aplikacionit, zgjidhni opsionin pagesa, vendosni të dhënat e përfituesit dhe shumën, dhe konfirmoni transaksionin në vetëm disa hapa.
Shkoni te seksioni i pagesave, zgjidhni shërbimin përkatës (si energjia elektrike, uji ose tatimet), vendosni të dhënat e kërkuara dhe konfirmoni pagesën direkt në aplikacion.
Zgjidhni opsionin Card2Card, vendosni të dhënat e kartelës së përfituesit dhe shumën, dhe përfundoni transferin. Transaksioni përpunohet brenda disa minutave.
Shkoni te seksioni i kartelave në aplikacion dhe zgjidhni opsionin për bllokim. Kartela juaj do të bllokohet menjëherë për të parandaluar përdorimin e paautorizuar.
Po, aplikacioni përdor veçori të avancuara sigurie si SMS OTP, autentikim me token dhe verifikim biometrik për të mbrojtur të dhënat dhe transaksionet tuaja.
Mos ndani kurrë fjalëkalimin, PIN-in apo kodet OTP. Shmangni klikimin në lidhje të dyshimta dhe përdorni gjithmonë aplikacionin zyrtar ose uebfaqen e bankës.
Po, mund të hapni një llogari kursimi online përmes aplikacionit duke ndjekur disa hapa të thjeshtë, pa vizituar degën.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.