Transferet Transferoj paratë besueshëm
Transferet bankare kanë një rëndësi të veçantë në menaxhimin e përditshëm
financiar. Përdorimi i transfereve bankare dhe automatizimi i tyre nëpërmjet urdhëresave automatike më mundëson një shkallë të lartë të kontrollit dhe organizimit. Kështu, unë planifikoj dhe menaxhoj transaksionet financiare me lehtësi dhe besueshmëri.
Ekzekutim përmes Mobile banking app apo degës
Veprim i lehtë dhe siguri e lartë
Transfere brenda bankës, vendore dhe jashtë
Kudo që ju dëshironi që paratë të shkojnë...
Banka Raiffeisen ju ofron mundësi të realizimit të transfereve brenda Bankës, transfereve vendore, ndërkombëtare dhe urdhëresa automatike.
- Transfere brenda Bankës
- Transfere vendore
- Transfere ndërkombëtare
- Urdhëresa automatike
Transferi brenda bankës Raiffeisen konsiderohet transferimi i parave nga llogaria ime në një llogari tjetër në bankën Raiffeisen në Kosovë. Këto transfere mund të bëhen direkt nga telefoni juaj përmes aplikacionit mobil bankar ose në degë.
Transferimi brenda bankës ka këto përparësi:
- Ekzekutim i menjëhershëm – Fondet pranohen nga përfituesi menjëherë pas realizimit të transfertës.
- Pa pagesë – Transferet brenda bankës realizohen pa asnjë kosto.
- I lehtë dhe fleksibël – Transfere për llogaritë tuaja, klientë të tjerë dhe pagesa komunale i bëni brenda minutave.
Transferet vendore përfshijnë transferimin e parave nga dhe drejt përfituesve që kanë një llogari të hapur në ndonjërën nga bankat në Kosovë. Këto transfere mund të realizohen lehtësisht përmes aplikacionit mobil bankar ose në degë.
Transfertat vendore kanë këto përparësi:
- Mbulim i gjerë në Kosovë – Transfere drejt individëve, bizneseve dhe institucioneve qeveritare në të gjitha bankat në Kosovë.
- Mënyra të shumta pagese – Pagesa të faturave utilitare, taksave, gjobave dhe GIRO pagesa realizohen përmes Bankës Raiffeisen.
- Kosto e kontrolluar – Transferet vendore kanë kosto fikse për çdo transfer. Nëse jeni përdorues i njërës nga Pakot e Llogarisë Rrjedhëse, ju kurseni gjatë realizimit të transfereve vendore.
Tani transferet ndërkombëtare i bëni më shpejtë dhe më lirë
Kemi përmirësuar shërbimet tona të pagesave ndërkombëtare për klientët individualë dhe bizneset.
- *Vetëm 9€ për dërgesat në të njëjtën valutë (9 EUR–EUR, 10USD–10USD, 9GBP–9GBP, 9CHF–9CHF).
Për transfere në valutë tjetër, zbatohen tarifa sipas çmimores dhe janë transparente. - Për çdo dërgesë jashtë vendit në aplikacionin mobil bankar mund të shihni: shumën e saktë që arrin te përfituesi, kursin e këmbimit dhe kostot tjera.
- Kohën e pranimit të fondeve – disa transfere realizohen menjëherë, ndërsa shumica brenda 24 orëve.
- Statusin e pagesës në kohë reale, ndjekje hap pas hapi në aplikacion.
- Pa kosto për përfituesin, fondet pranohen në valutën lokale, pa kosto.
Ku mund të dërgoni para:
- Shiko listen e vendeve të përfshira – Dërgesa të menjëhershme 24/7 (Shiko listen)
- SHBA (USD) – Menjëherë ose deri në 3 ditë pune
- Zvicër & Lihtenshtajn (CHF) – Brenda 1 dite pune
- Mbretëria e Bashkuar (GBP) – Dërgesa të menjëhershme 24/7*
*Ky përmirësim vlen vetëm për transfere ndërkombëtare dalëse (outgoing international transfers).
Transfere ndërkombëtare
Banka Raiffeisen, si një anëtare e rrjetit SWIFT mund të ekzekutoj transfere ndërkombëtare të parave me shërbime efikase duke ofruar siguri dhe shpejtësi në realizimin e pagesave ndërkombëtare përmes IBAN-it.
Për të bërë këto transfere, unë duhet të ofroj këto informacione:
- Emrin, mbiemrin dhe adresën e përfituesit
- Emrin dhe SWIFT kodin e bankës së përfituesit
- Numrin e llogarisë së bankës së përfituesit
- Emrin dhe SWIFT kodin e bankës korresponduese të bankës së përfituesit.
Pranimi i pagesave ndërkombëtare
Nga shtetet e huaja në Kosovë, unë gjithashtu mund të pranoj transfere ndërkombëtare të parave nga shtetet e huaja.
Për t'i bërë këto transfere, duhet t'i ofroj kompanisë apo personit që dëshiron të më dërgoj transfer ndërkombëtar këto informacione:
- Banka e përfituesit: Raiffeisen Bank Kosovo, Prishtinë, Kosovë
- SWIFT code: RBKOXKPR
- IBAN, i cili përbëhet nga Kodi XK05 dhe numri i llogarisë time në Bankën Raiffeisen
- Emri i përfituesit: Emri im dhe i kompanisë sime ashtu siç është regjistruar në Bankën Raiffeisen.
Opsionet për pagesën e komisioneve të transfertës janë:
OUR - Klienti dërgues paguan gjithë komisionet.
SHA - Klienti dërgues paguan komisionet e bankës dërguese dhe korrespondente. Klienti përfitues paguan komisionet e bankës përfituese.
BEN - Klienti përfitues paguan të gjitha komisionet.
Pagesa të automatizuara që përsëriten në periudha të zgjedhjes suaj
Mundësia e automatizimit të pagesave të qirave, shërbimeve komunale etj
Ju caktoni përfituesin, frekuencën e pagesave si dhe shumën e përsëritur
Çdo muaj kam pagesa të përsëritura që marrin kohë të rëndësishme të ditëve të mia. Gjithmonë më duhet të kujtohem për datën e shumën e secilës pagesë. Mbi të gjitha, detyrohem që këto transaksione t'i kryej manualisht çdo herë.
Duke zgjedhur urdhëresat automatike që mundësohen nga Banka Raiffeisen, unë menaxhoj pagesat në mënyrë efektive. Gjithashtu, kam kontroll të plotë mbi pagesat e mia të përsëritura duke personalizuar shumën e pagesës, shpeshtësinë dhe detajet e pranuesit. Për më tepër, unë mund të caktoj një shumë parash për të kursyer duke i transferuar ato automatikisht çdo muaj në llogaritë e kursimeve të mia apo të fëmijëve të mi.
Ky shërbim mundëson kalimin automatik të një shume fikse në mënyrë periodike nga llogaria rrjedhëse në një llogari tjetër brenda ose jashtë bankës.
Klientët e bankës mund të kryejnë një pagesë nga llogaria e tyre rrjedhëse në një tjetër llogari rrjedhëse për të shlyer detyrime të ndryshme si: pagesë qiraje, abonime të ndryshme, etj., brenda dhe jashtë vendit.
Klientët mund të përdorin këtë shërbim si një alternativë komode kursimi duke transferuar periodikisht para në llogaritë e tyre të kursimit. Për të përfituar nga ky shërbim, ju duhet që të plotësoni formularin e autorizimit duke zgjedhur:
- Frekuencën e pagesës
- Llogarinë përfituese
- Shumën e pagesës
Direct Debiti
Gjatë gjithë vitit kam pagesa të përsëritshme që duhet t'i kryej çdo muaj. Të kujtohem gjithmonë që të paguaj në afat e të shkoj në degë secilën herë, më merr shumë kohë dhe mund. Të automatizoj procese të këtyre pagesave më ndihmon në organizim më efikas. Përmes shërbimit Direct Debit të Bankës Raiffeisen, më mundësohet që të urdhëroj pagesa automatike për secilën nga këto pagesa. Mjafton që të shkoj një herë në bankë, të nënshkruaj kontratën dhe obligimet e mia mujore paguhen në mënyrë automatike pa pasur nevojë që çdo herë të shkoj në degë apo ta bëj manualisht çdo herë përmes E-Banking. Kështu, unë respektoj afatet e pagesës dhe kursej kohë për çdo muaj.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.