Skip to main content

Fillimi me bankën

Bankimi online ju ofron qasje 24/7 për të kontrolluar bilancin, për të transferuar para dhe për të paguar faturat, shpejt, thjeshtë dhe në mënyrë të sigurt. Është mënyra më praktike për të menaxhuar financat tuaja çdo kohë kudo që jeni.

Hapat e parë me bankën

Hapja e një llogarie është vetëm hapi i parë drejt menaxhimit të financave tuaja. Për t’u ndier me qetësi dhe kontroll, provoni këto hapa të thjeshtë:

Organizoni paratë

Ndani të ardhurat, shpenzimet dhe kursimet për të pasur një pamje më të qartë të buxhetit tuaj mujor.

Monitoro shpenzimet

Përdorni aplikacionin mobil për të monitoruar transaksionet dhe për të kuptuar më mirë se ku shkojnë paratë tuaja.

Planifikoni pagesat

Vendosni pagesa automatike për faturat dhe detyrimet mujore, duke shmangur vonesat dhe harrimet.

Vendosni qëllimet

Përcaktoni synime të thjeshta dhe ndiqni progresin tuaj për të ndërtuar zakone të qëndrueshme financiare.

Menaxhimi i parave

Menaxhimi i parave fillon me hapa të thjeshtë, me llogari, paketa dhe mundësi që përshtaten me nevojat tuaja. Zbuloni si të planifikoni dhe përmirësoni eksperiencen tuaj të përditshme me banken.

Aplikacioni mobil i bankës

Me aplikacionin Raiffeisen Bank Kosovo Mobile, ju menaxhoni financat në kohë reale, nga kontrolli i transaksioneve deri te aplikimi për kredi.

Si të kryeni pagesa kudo që jeni?

Me aplikacionin mobil të bankës, kryeni pagesa të shpejta e të sigurta 24/7. Ky aplikacion ju lejon të përfundoni me lehtësi pagesat për rrymë, ujë, mbushje telefoni, gjoba trafiku e shumë të tjera, shpejt, lehtë dhe kudo që jeni.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.