Skip to main content

Këshilltari personal: Plani im në duar të sigurta

Planifikimi financiar kërkon analizë të detajuar të gjendjes aktuale dhe synimeve që kam për të ardhmen. Jam i vetëdijshëm se për planifikim strategjik financiar, ndihma e profesionistëve është e mirëseardhur.

Si klient Premium i Bankës Raiffeisen, unë mund të konsultohem me këshilltarët personal që janë ekspert të planifikimit financiar.

Këshilltari personal i Bankës Raiffesien ështe në dispozicion për të më konsultuar për të gjitha shërbimet dhe produktet e bankës.

Ekspertët financiar të Raiffesien Bank:

Në dispozicion në çdo kohë

Trajnime dhe çertifikime të specializuara

Përvojë nga Raiffeisen Bank International

Keshilltar Personal - Banner

Procesi i fillimit të planifikimit financiar?

Për të filluar procesin e planifikimit fianciar, këshilltari personal do të organizoj një takim në kohën që më përshtatet. Gjatë takimit, ata do t'i dëgjojnë me kujdes qëllimet e mia afatgjate personale dhe profesionale, do të analizojnë situatën time financiare aktuale dhe do të propozojnë një plan financiar strategjik afatgjatë. Plani i propozuar do të më ndihmoj që të arrij qëllimet e mia për të ndërtuar një të ardhme financiare stabile.

Keshilltar Personal - Banner

Cilat janë përfitimet e bashkëpunimit me këshilltarin personal?

Këshilltari juaj personal do të ofrojë vëmendjen dhe kujdesin e duhur ndaj nevojave tuaja:

  • Prioritet dhe ekzekutim i shpejt i operacioneve bankare
  • Takime në ambiente të qeta dhe të përshtatshme brenda zyrave të Premium Banking
  • Planifikim financiar afatgjatë
  • Informacion mbi produktet financiare
  • Ndihmë për ankesat dhe situatat potenciale emergjente

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeise është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.