Ofertë dhe lojë shpërblyese në Brezovicë
Përdor kartelat e Bankës Raiffeisen në Brezovicë dhe përfito 50% rimbursim për Ski Pass (vetëm me Kredit Kartelë), si dhe mundësinë për të fituar voucher prej 500€ në lojën shpërblyese.
*Kampanja vlen deri më 31 mars.
Kampanja 1 50% rimbursim për Ski Pass ditor në Brezovicë
Duke paguar Ski Pass ditor me kredit kartelat e Bankës Raiffeisen, klientët përfitojnë rimbursim prej 50% të shumës së paguar, i cili kthehet në kartelën e klientit sipas kushteve të kampanjës.
Pas realizimit të pagesës, 50% e shumës së paguar rimbursohet në kartelën tuaj brenda muajit.
Oferta vlen vetëm për një pagesë brenda një dite për secilin klient.
Kampanja 2 Paguaj me kartelë dhe bëhu pjesë e lojës shpërblyese
Duke realizuar pagesa me cilëndo kartelë të Bankës Raiffeisen gjatë periudhës së kampanjës, klientët bëhen pjesë e lojës shpërblyese me mundësinë për të fituar voucher në vlerë prej 500€.
Çdo pagesë e kryer me kartelat e bankës konsiderohet si pjesëmarrje në lojë dhe ju përfshin në përzgjedhjen për shpërblim.
Fituesi i lojës shpërblyese do të shpallet më 30 prill 2026.