Skip to main content

Raiffeisen Plus: Veçoritë e reja

Raiffeisen Connect në Internet dhe Mobile Banking, për aplikacionin Retail & Business

plus

Komunikimi nga distanca - Raiffeisen Connect

Ky implementim synon të ofrojë një platformë komunikimi ndërmjet Klientit dhe bankës (chatbot ose agjent) duke dërguar mesazhe, thirrje audio dhe video, duke dërguar dokumente të ndryshme dhe komunikime të tjera.

plus

Urdhëresë Automatike - STO

Ky implementim synon t'i ofrojë klientit mundësinë për të bërë pagesa automatike të përsëritura pa pasur nevojë të inicojë transaksionin çdo herë.
Ato mund të caktohen në intervale ditore, javore ose mujore.

plus

Gjurmuesi i pagesave - SWIFT GPI

Ky zbatim synon t'i ofrojë klientit mundësinë e të gjurmimit të tranferit ndërkombëtar GPI si: Statusi i pagesës, Tarifat e zbritura (të brendshme dhe gjithashtu nga banka korrespondente), Koha dhe e gjithë udhëtimi derisa të arrijë destinacionin përfundimtar/llogaria e përfituesit.

plus-1

Përmirësimi i politikës së pagesave ndërkombëtare dhe fjalëkalimeve

Përmirësimi është për opsionet e llojeve të komisioneve në transfertat ndërkombëtare në E-Banking, tani do të tregojë më shumë informacion për secilin nga llojet e komisioneve (OUR, SHA, BEN). Përmirësimi tjetër për politikat e sigurisë së fjalëkalimit është se tani klienti do të jetë në gjendje të shoh në kohë reale se cilat politika të sigurisë po përmbushen gjatë shtypjes së fjalëkalimit.

raipay

Lidhja me Raipay

Klienti do të ketë të njëjtat funksione si në RaiPay në aplikacionin mobile.

raipay

Revelock

Një mjet/shërbim i avancuar që përmirëson sigurinë gjatë transferve, i cili përdoret si masë kundër pastrimit të parave dhe transfertave mashtruese.

raipay

Card to Card

Me këtë implementim klienti do të jetë në gjendje të dërgojë para të shpejta përmes platëformës Card2Card.

Dergimi i parave nga kartela ne kartele mund te behet nga çdo debit ose kredit kartele VISA e lëshuar nga Banka Raiffeisen. Pranuesi mund te kete çfaredo kartele te lëshuarne territorin e shteteve anëtare te Bashkimit Evropian, si dhe ne Shiperi, Britanine e Madhe, Zvicer, Turqi, Maqedonine e Veriut, Bosne dhe Hercegovinë, Serbi, Mali i Zi, Norvegji dhe Lihtenshtain.

Platforma digjitale: Raiffeisen Plus

Platforma digjital Raiffeisen Plus është shërbimi bankar digjital, që ju lejon të kryeni një sërë transaksionesh bankare përmes telefonit tuaj. Ju mund të kontrolloni llogaritë tuaja, të bëni transfere parash në mënyrë të sigurt, të paguani fatura, të aplikoni për kredi, të bëni mbushje të telefonit, dhe të realizoni edhe shumë veprime të tjera bankare.