Skip to main content

Njerëzit tanë

Ne jemi punëdhënës divers dhe gjithëpërfshirës që ka fokus mirëqenien e punonjësve, mbajtjen dhe tërheqjen e talentëve.

Ne formësojmë së bashku të ardhmen tonë!

Vlerat tona

Shikoni videon për të parë se si jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis pune mbështetës dhe dinamik ku të gjithë mund të kenë sukses.

 

Kultura

Bashkëveprimi është pjesë e kulturës sonë dhe reflektohet edhe në misionin, vizionin dhe vlerat tona. Ne jemi krenarë për brendin të cilit i takojmë dhe për
përkushtimin që e kemi ndaj njerëzve tanë dhe klientëve. 

Kultura

Lidershipi jonë fokusohet në performancë, feedback dhe zhvillim të njerëzve, me qëllim ofrimin e përvojës superiore për punonjësit. Ne investojmë në njerëzit tanë dhe promovojmë një ambient pune bashkëveprimi dhe veprojmë si “NJË” në ofrimin e përvojës superiore për klientët tanë duke iu ofruar zgjedhje dhe lehtësi të bankimit digjital krahas këshillimit dhe kontaktit njerëzor.

Ne së bashku e formësojmë të ardhmen tonë. 

Për më tepër, ne ofrojmë:

  • Mision, Vizion dhe Vlera të definuara
  • Organizatë që ka klientin dhe punonjësin palë kyqe të interesit
  • Banka më e madhe në vend
  • Brand ndërkombëtar
  • Lidership përkrahës dhe i bazuar në vlera
  • Metodë Agile të punës
  • VOE (Anketa e përvjetshme e kënaqshmërisë së punonjësve)
  • Raporte domethënëse profesionale
  • Strategji të ESG  

Karriera dhe zhvillimi

Ne i konsiderojmë njerëzit më shumë se sa punonjës, ata janë individë me nevoja dhe aspirata profesionale dhe personale. Ne e prioritizojmë mirëqenien e tyre dhe krijojmë një ambient pune që vlerëson dhe përkrah rritjen personale dhe profesionale. 

Karriera dhe zhvillimi

Përkushtimi jonë ndaj mësimit është vlerë kyqe, dhe ne sigurohemi që punonjësit të jenë të përkrahur me resurse, mjete dhe procese të nevojshme për të arritur qëllimet e tyre të mësimit dhe zhvillimit. Ne njohim dhe e shpërblejme performancën, besnikërinë, përkushtimin dhe kontributin në Raiffeisen, duke e kthyer në përvojë superiore për njerëzit tanë. 
 
Për më tepër, ne ofrojmë:
  • Proces të strukturuar të fillimit të punës (Onboarding)
  • Programe individuale trajnimi dhe zhvillimi (lokale dhe ndërkombëtare)
  • Programe të zhvillimit (Leadership Academy, TalentED, RISE)
  • Platformë online të mësimit dhe trajnimeve, Librari
  • Mundësi ndërkombëtare të karrierës në Raiffeisen Bank International Group
  • Këshillim, mentorim, feedback
  • Programe shpërblimi
  • Shtegu i karrierës për pozita të caktuara (shitje dhe IT)
  • Menaxhim të performancës

Shpërblimet

Ne e kuptojmë rëndësinë e vlerësimit të njerëzve dhe filozofia jonë e kompenzimit e reflekton këtë. Ne ofrojmë më shumë se pagë konkuruese, por një pako gjithëpërfshirëse të mirëqenies, shpërblimeve dhe benefiteve që ka fokus njeriun.

Shpërblimet

Qasja jonë është e bazuar në standarde ndërkombëtare që siguron objektivitet dhe drejtësi në kompenzim dhe benefite. Filozofia jonë e kompenzimit është e ndërtuar për të përkrahur punonjësit tanë, në veçanti talentët, për të vlerësuar ekspertizën, kontributin dhe performancën e tyre.
 
Ne poashtu ofrojmë:
  • Vlerësim të roleve të punës sipas metodologjive ndërkombëtare 
  • Strukturë të qartë dhe objektive të kompenzimit
  • Kompenzim i bazuar në performancë
  • Kampanja të brendshme të shpërblimeve
  • Kompenzim variabil për pozita në shitje
  • Aktivitete të shumta socializimi
  • Interesa preferencial dhe/pa pagesë në produkte dhe shërbime të bankës
  • Proces të strukturuar të rritjes së pagës dhe promovimit
  • Programe dhe ceremoni shpërblimi

Mirëqenia dhe Shëndeti

Ne e vlerësojmë shëndetin, mirëqenien dhe nevojat familjare të njerëzve tanë dhe ofrojmë pako gjithëpërfshirëse të benefiteve për të përkrahur këtë. 

Mirëqenia dhe Shëndeti

Kjo pako përfshin sigurim të shëndetit dhe jetës, kamata të favorshme për familjarët si dhe një sërë aktivitetesh të mirëqenies fizike dhe mendore si Pilates, Yoga, Dance classes, Kickbox, Ping-pong, Pikado, grupe të vrapimit dhe sesione të rregullta të ecjeve (hiking), orar fleksibil, mundësi e punës nga shtëpia, ambient fizik i punës sipas standardeve ndërkombëtare dhe politika miqësore familjare.
Ne besojmë fuqishëm që duke investuar në mirëqenien e njerëzve tanë dhe duke ofruar një ambient pune përkrahës, ne nxisim një kulturë pozitive të punës që inkurajon rritjen dhe suksesin.
 
Për më tepër, ne ofrojmë:
  • Punëdhënës miqësor ndaj familjes
  • Sigurim shëndetësor dhe të jetës
  • Pushime përtej ligjit të punës
  • Aktivitete të shëndetit dhe mirëqenies
  • Ambient pune profesional dhe relaksuese
  • Orar fleksibil të punës
  • Mundësi e punës nga shtëpia