Shërbimi për depozitim ditor

Shërbimi për depozitim ditor është një produkt i ofruar nga Banka për klientët e saj duke ju mundësuar atyre depozitimin e parave të tyre gjatë orarit të punës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Bankën, klienti pranon  "një kartelë të veçantë shërbimi për klient", 5 qese depozitimit dhe një faturë elektronike depozitimi, dhe një verifikim më të hershëm të depozitave të tyre për ta shmangur radhën.

Shërbimi për depozitim gjatë natës

Shërbimi për depozitim gjatë natës është një produkt që Banka e ofron për klientët e saj duke ju mundësuar atyre depozitimin e parave 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Shërbimi për depozitim gjatë natës është një shërbim i përshtatshëm dhe i sigurtë për të depozituar paratë tuaja apo paratë e biznesit tuaj edhe jashtë orarit të punës. Ky shërbim është në dispozion në Prishtinë dhe Pejë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Complementary Content
Tools