Skip to main content

Faleminderit për gatishmërinë tuaj për ndryshim

Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi të mësoni më shumë rreth shërbimeve tona, ju lutemi na kontaktoni!  Ekspertët tanë janë të gatshëm t'ju ndihmojnë të realizoni tranzicionin tuaj të qëndrueshëm!

 

Bëjeni tranzicionin e qëndrueshëm realitet!

Qëndrueshmëria është domosdoshmëri

Përmbushja e kërkesave të qëndrueshmërisë është shpesh e mundimshme, por jo më opsionale — kompanive u kërkohet të ndjekin rregulla komplekse, të mbledhin të dhëna përkatëse dhe të dokumentojnë përpjekjet e tyre. 

Si lider financiar i qëndrueshëm në Kosovë, RBKO është partneri juaj i besueshëm me një histori të dëshmuar kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve tuaja të qëndrueshmërisë.  

Na lejoni t'ju shoqërojmë në udhëtimin tuaj të qëndrueshmërisë me këshillime të bazuara në përvojë dhe zgjidhje të personalizuara. 

Pse qëndrueshmëria dhe çfarë do të thotë kjo për ju?

  • Gjëja e duhur për të bërë: Financat e qëndrueshme plotësojnë strategjinë tuaj të qëndrueshmërisë dhe ju ndihmojnë të gjurmoni qëllimet tuaja ESG – njëkohësisht rrit reputacionin tuaj.
  • Gjëja e nevojshme për të bërë: Financat e qëndrueshme do të evoluojnë nga një kërkesë "e dëshiruar" në një "të domosdoshme" sipas rregulloreve në BE. 
  • Gjëja e zgjuar për të bërë: Optimizoni koston e fondeve, përfitoni nga avantazhet monetare të prekshme dhe çmime më të favorshme të kredive.
  • Përgjegjësia: Zgjeroni gamën tuaj të burimeve të financimit dhe bazën tuaj të investitorëve.
  • Gjëja e arsyeshme për të bërë: Përmirësoni menaxhimin e rrezikut ESG duke mbledhur të dhëna të ESG-së, të mbështetur nga një partner me përvojë sikur Banka Raiffeisen.

Për një të ardhme të gjelbër

Ndryshimet klimatike jo vetëm që paraqesin rreziqe të dukshme për planetin dhe të ardhmen tonë, por gjithashtu prekin drejtpërdrejt kompanitë dhe bankat, në mënyra të ndryshme. Asetet e bllokuara, ndryshimet në preferencat e konsumatorëve, ndryshimi i rregulloreve ose rritja e çmimeve të karbonit janë vetëm disa pasoja.  

Si lider në bankimin e qëndrueshëm, ne ju mbështesim në udhëtimin tuaj të transformimit të gjelbër me: 

Të gjitha kompanitë që angazhohen të respektojnë kriteret e zhvillimit te qendrueshem dhe të kontribuojnë në dhënien e një ndikimi pozitiv në ndryshimet klimatike - madje edhe industritë me intensitet në emetim të CO2 - janë të pranueshme për financim të gjelbër.  

Ne ju mbështesim në të gjitha aspektet e aktiviteteve të qëndrueshme duke ofruar zgjidhje të përshtatura në mënyrë specifike për nevojat dhe strategjinë e kompanisë suaj: 

Kreditë e qëndrueshme

Kreditë e qëndrueshme (me ndikim pozitiv në ambient dhe/ose shoqëri) janë kredi për projekte të orientuara drejt së ardhmes që janë në përputhje me qëllimet e strategjisë së BE-së për ndryshimet klimatike 

Financimi korporativ i lidhur me ESG

Zgjidhje financiare që fokusohen në performancën e qëndrueshmërisë së huamarrësit  

Gjatë dy viteve të fundit, RBKO ka krijuar një reputacion si një nga bankat kryesore në mbështetjen dhe këshillimin e kompanive që kërkojnë të rrisin financim të qëndrueshëm.  

Përveç mbështetjes së transaksionit të financimit bazë, ne ofrojmë shërbime këshilluese gjithëpërfshirëse përgatitore: 

Këshilla të detajizuara dhe mbështetje të përshtatur sipas nevojave tuaja

duke adaptuar formatet e ndryshme të qëndrueshmërisë në lidhje me biznesin tuaj dhe strategjinë e qëndrueshmërisë. 

Kornizat udhëzuese për strukturën e financimit korporativ lidhur me ESG dhe qëllimi i përdorimit të huasë

duke përfshirë përcaktimin e objektivave ose këshillim individual për formatet e përshtatshme dhe raportimin e ndikimit sipas rasteve specifike  

Kompanitë që tashmë mbështeten në shërbimet tona

Jemi të lumtur të mbështesim kompanitë e shquara si Frutti SH.P.K, Solar Green Energy SH.P.K e shumë më tepër në rrugën e tyre drejt qëndrueshmërisë.

Angazhimi ynë: Ne jemi të zotuar për të qëndruar këtu gjatë

Jemi krenarë për arritjet tona të lidhura me qëndrueshmërinë që nga koha kur nënshkruam Paktin Global të OKB-së në 2010 dhe Iniciativën Financiare UNEP në 2021. Deri më tani, RBI mban disa çmime të lidershipit të financave të gjelbërta, është emetuesi më i madh i bonove të gjelbra në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Austri, dhe kemi lansuar kredinë e parë në përputhje me Taksonominë e BE-së këtë vit.  

Keni pyetje?

Ne jemi këtu për ju! Ekspertët tanë në financat e qëndrueshme janë të gatshëm për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja. Na lejoni t'ju ndihmojmë në kërkesat tuaja unike. Mos hezitoni të na kontaktoni! 

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Pelqimi per CRK Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale._____________________________________________________________________________________(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

Raiffeisen Insights: Burimi juaj i njohurive

Zbuloni njohuri interesante të industrisë dhe shfletoni artikujt tonë të blogut rreth qëndrueshmërisë dhe shumë temave të tjera aktuale në Raiffeisen Insight