Banka Raiffeisen përdor “cookies” për ta bërë faqen e internetit sa më miqësore. Ju mund te perzgjedhni nese deshironi qe te perdorim “cookies” gjate shfletimit tuaj ne ueb faqen tone. Për detaje dhe udhëzime për ç'aktivizim, kliko "Më shumë informacione".
Visa Business është kredit kartelë që iu ofrohet pronarëve te ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave të mëdha, pas përmbushjes së kërkesave të parashtruara nga banka.
Kjo kartelë ju mundëson të keni në dispozicion një limit të aprovuar nga banka, mjete këto të cilat mund t’i tërhiqni përmes rrjetit të bankomatëve, të kryeni pagesa në terminalet e shitjes brenda dhe jashtë vendit, si dhe të bleni mallra apo shërbime përmes internetit.
Limiti mund të shfrytëzohet në periudha të caktuara kohore dhe në përfundim të çdo muaji banka do t’iu njoftojë për të gjitha transaksionet e kryera gjatë muajit përkatës: pagesat, obligimet e ndaluara, interesin e kalkuluar, si dhe pagesën minimale të kërkuar (me e-mail apo në degë, varësisht nga preferenca juaj).
Shumën minimale prej 5% të shumës së shfrytëzuar duhet ta paguani deri më datën 15 të muajit. Kjo pagesë do të debitohet nga llogaria juaj rrjedhëse automatikisht në periudhën prej 13 - 15 të muajit.
Në fund të çdo muaji ju duhet të paguani së paku vlerën minimale të këstit në afat prej 15 ditësh. Pas ditës së 15-të, për shumën e papaguar banka do të aplikojë interesin e përcaktuar sipas tarifave të bankës.
Shënim: Klientët e Micro segmentit, kartelën Visa Business mund ta shfrytëzojnë edhe për blerje me këste pa interes.
Për të aplikuar për Visa Business Card ju duhet të plotësoni aplikacionin për kredit kartelë me dokumentet e kërkuara në bazë të politikave të bankës dhe më pas ta dorëzoni atë në cilëndo degë të Bankës Raiffeisen.
038222222 dhe 049222222 për çdo pyetje të përgjithshme për bankën, produktet dhe shërbimet tona. Për çdo problem me kartelën tuaj të debitit apo kreditit, me aktivizimin apo bllokimin e tyre, blerjet online, pagesat në Pikat e Shitjeve (POS) etj.
50223
info@raiffeisen-kosovo.com, për çdo informacion për bankën, ofertat, produktet dhe shërbimet tona. customer.service@raiffeisen-kosovo.com, për çdo ankesë që ju mund të keni për shërbimet apo produktet e bankës. plus@raiffeisen-kosovo.com për çdo kërkese që mund të keni në lidhje me platformën Raiffeisen Plus
m.me/RaiffeisenKosova
https://chats.viber.com/raiffeisenbankkosovo
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu