Skip to main content
Mbiterheqje

Dritaret: Dritarja Agro dhe Standarde

Banka Raiffeisen ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) për garancinë kreditore e cila ju mundëson bizneseve të vogla qasje më të lehtë në financim.

Qasje më e lehtë në financim

Marrëveshje me FKGK

Mbështetje për të gjithë sektorët

Dritarja Agro

Dritarja Agro ofron garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë në agro sektor. Klientët që mund të garantohen janë NMVM-të që janë të regjistruara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve te Kosovës (ARBK) ose fermerët që posedojnë Certifikatë të Regjistrimit të Fermerit me Numër Identifikues të Fermës (NIF).

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Agro, ju lutemi klikoni linkun

Mbiterheqje

Dritarja standarde

Dritarja Standarde ofron garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) që janë të regjistruara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve te Kosovës (ARBK).Dritarja Standarde ka për qëllim që krahas mbështetjes së qasjes në financa për të gjithë sektorët, të cilët kanë një pjesë të konsiderueshme në ekonominë e vendit dhe që janë të synuara nga institucionet partnere të FKGK-së, poashtu të stimulojë ndërmarrjet eksportuese duke ofruar mundësi më të mira për këtë kategori.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Standarde, ju lutemi klikoni linkun.

 

 

 

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur zgjedh një kartë krediti. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.