Skip to main content

Raiffeisen E-Commerce: Platformë që lehtëson shitjen online

Rritja e biznesit duke ofruar produkte dhe shërbime inovatore për konsumatorët e kompanisë është misioni që i kemi vënë vetes. Sot, kërkesa e konsumatorëve është që të marrin produktet dhe shërbimet që dëshirojnë me shpejtësi dhe korrektësi. Platformat e tregtisë elektronike (E-Commerce) përmbushin këtë qëllim. Përmes E-Commerce, ne jemi më afër konsumatorëve, ndikojmë direkt në rritjen e shitjeve dhe në kënaqësinë e tyre.

Siguria e pagesave është prioriteti kryesor për ne, pavarësisht vendndodhjes së konsumatorëve. Duke bashkëpunuar me Bankën Raiffeisen, ofrojmë një gamë të gjerë të mundësive të sigurta për pagesat online. Konsumatorët tanë kanë rastin të paguajnë me kartelat e debitit dhe kreditit, të kryejnë pagesa me këste dhe të përdorin çdo lloj kartele që ata posedojnë.

70+ tregtarë nga mbarë Kosova
pagesa me kartela prej kudo
mbi 400 mijë transaksione në baza mujore
Banners - ecommerce

Çfarë përparësi ofron E-Commerce?

  • Mundësi shitjeje 24/7 dhe pa  barriera fizike
  • Shërbim me teknologjinë më të fundit
  • Protokol të sigurisë 3D Secure për kartelat VISA (VISA Secure) dhe Mastercard (SecureCode)
  • Kontroll i financave dhe monitorim të transaksioneve

Apliko online për E-Commerce

Aplikimi online ju merrë vetëm pak minuta nga koha juaj. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, ju do të kontaktoheni nga ekipi ynë lidhur me procesin.

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Termat dhe Kushtet Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.

Pelqimi per CRK Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale._____________________________________________________________________________________(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.