Pay By Link Pranoni pagesën me një klik
Thjeshto mënyrën e pagesave me Pay-By-Link, krijo dhe shpërndaj një link të sigurt pagese për pak sekonda, pa pasur nevojë përuebfaqe apo POS. Klientët e tu mund të paguajnë menjëherë, ndërsa ti përfiton transaksione të shpejta, të sigurta dhe transparente, kudo dhe në çdo kohë.
Pay-By-Link
Prano pagesa menjëherë përmes një linku të thjeshtë. Pa uebfaqe, pa konfigurim të ndërlikuar. Krijo dhe shpërndaj një link të sigurt pagese me klientët e tu për një proces pagese të menjëhershëm.
Bën edhe pa uebfaqe!
Pay-By-Link të mundëson të pranosh pagesa online pa pasur nevojë për uebfaqe, dyqan online apo terminal POS.
Shtrij prezencën në të gjitha kanalet digjitale
Ndaj linkun tënd përmes WhatsApp, Instagram, Facebook, email-it apo SMS-it. Pay-By-Link të jep mundësinë të shesësh kudo ku ndodhen klientët e tu.
Proces i thjeshtë dhe transparent
Klientët e tu shohin saktësisht çfarë po paguajnë dhe kujt po i bëjnë pagesën. Detajet e produktit, shuma, formën e sigurt të pagesës, të gjitha në një vend.
E testuar dhe e besuar nga komuniteti i bizneseve lokale
Faqe e brenduar sipas biznesit tuaj, me siguri maksimale!
Çdo link pagese hap një faqe pagese të hostuar nga Raiffeisen, e brenduar sipas biznesit, që krijon besim dhe garanton siguri sipas standardeve PCI.
Të dhënat e kartelës së klientit nuk ruhen asnjhëherë pa leje, ato enkriptohen dhe përpunohen në mënyrë të sigurt.
Zgjero bazën e klientëve
Me linkun për pagesë, mund të bëni transaksione të thjeshta dhe të lehta për klientët e tu, pa pasur nevojë për uebfaqe apo terminal POS. Duke ndarë linkun e sigurt përmes email-it, bisedave apo rrjeteve sociale, mund të arrish klientë kudo dhe t’u mundësosh të paguajnë menjëherë me metodën e tyre të preferuar.
Është një mënyrë e lehtë për të zgjeruar bazën e klientëve dhe për të marrë pagesat më shpejt.
Si funksionon Pay-By-Link
Nese keni uebfaqe! Fillo të pranosh pagesa online
Mund të integroni lehtësisht pagesa të sigurta online duke përdorur Raiffeisen E-commerce!
Pyetjet më të shpeshta
Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.
Jo. Mund të krijosh dhe dërgosh linke pagese drejtpërdrejt, pa pasur nevojë për webfaqe apo dyqan online.
Pasi klienti të bëjë pagesën, fondet transferohen direkt në llogarinë tënde biznesore në Raiffeisen.
Po. Të gjitha transaksionet përpunohen përmes mjedisit të sigurt të Raiffeisen Bank, me mbrojtje të plotë PCI dhe 3-D Secure.
Po. Mund t’i shohësh të gjitha linket e dërguara, statusin e pagesave dhe detajet e transaksioneve në panelin tënd.
Klientët mund të paguajnë duke përdorur kartelat debit dhe kredit, si dhe opsione të tjera të mbështetura të pagesave digjitale.
Produktet tjera për pranimin e pagesave
Prano pagesa me telefon Android
Prano pagesa me kartë vetëm me telefonin tënd Android
Pagesat me POS
Zgjidhja jonë POS është ndërtuar që të vazhdosh shitjet pa shqetësime, pa kushte të fshehta, pa vonesa dhe pa kufizime.
Pranim i pagesave nga jashtë
Për bizneset që operojnë në disa shtete, prano, pajto dhe përpuno pagesat me lehtësi.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Raiffeisen Bank është partneri i duhur kur zgjedh një kartelë krediti. Këto janë përparësitë kryesore:
130 vjet traditë bankare
Raiffeisen Bank në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International dhe mban të njëjtat vlera si kompania mëmë. Raiffeisen përfaqëson siguri dhe stabilitet.
Banka më e madhe në Kosovë
Raiffeisen Bank është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiarë. Kjo është rezultat i besimit të vazhdueshëm të klientëve tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe mbështetje
Ne mbështetemi në inovacion të vazhdueshëm për t’ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat tona të avancuara digjitale, jemi me ju 24/7.