
Shërbimet përmes bankomatëve
Banka Raiffeisen ofron mbi 160 bankomatë në gjithë Kosovën, të disponueshëm 24/7 me shërbime moderne dhe të avancuara
Depononi mbi 10,000 euro brenda ditës?
Tani mund të përdorni hapësirat e dedikuara për biznese për deponimin e arkës ditore,
duke përfituar komoditet, siguri dhe shpejtësi, pa pasur nevojë të prisni në radhë.

Deponim qe reflektohet menjëherë
Pasi të depononi mjetet tuaja dalin menjëherë në llogaritë përkatese, pa vonesa. Ju mund të depononi deri në 80 banknota për transaksion, me një limit ditor deponimi deri në 9995 euro.Deponimi mund të bëhet në llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimeve, apo në llogari të kredit kartelave, ndërsa mjetet depozitohen dhe janë menjëherë në dispozicion të klientit.

Tërheqje Mjetesh
Klientët tanë mund të tërheqin para nga llogaritë e tyre rrjedhëse, ndërsa në bankomatë smart mund të bëjnë tërheqje ne llogaritë e tyre rrjedhëse apo ato të kursimeve, në çdo moment.

Transfere të shpejta
Klientët tanë përmes bankomatëve mund të transferojnë mjete brenda llogarive të tyre, brenda llogarive në bankën Raiffeisen në Kosovë ose transfere nga kartela në kartele, me lehtësi.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.