Skip to main content

Shit online me lehtësi, shpejtësi dhe siguri.

Një zgjidhje e vetme për pranimin e pagesave. Pranon shumicën e metodave të njohura të pagesës, përmirëson performancën e transaksioneve dhe maksimizon suksesin në shitje. Zgjidhje e mençur në cloud, lidhet lehtë dhe mbështet rritjen e biznesit tuaj.

Menaxhim i transaksioneve në kohë reale

Kontrolloni pasqyren e shitjeve tuaja me pamje të menjëhershme për çdo pagesë. Monitoroni transaksionet në kohë reale, pa vonesa, dhe merrni vendime biznesi më të zgjuara e më të shpejta.

Faqe e dedikuar për raporte

Gjithçka që ju nevojitet në një vend. Një panel i dedikuar që ofron raporte të qarta, trende dhe analiza për t’ju ndihmuar të merrni vendime të bazuara në të dhëna.

Gjithmonë i sigurt

Çdo transaksion mbrohet me standardet më të larta të sigurisë. Përputhshmëria me PCI-DSS, enkriptimi i avancuar dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë mbajnë të mbrojtur biznesin dhe klientët tuaj.

Pagesë me një klikim

Ndihmoni klientët e rregullt të blejnë pa mundim. Ata mund të ruajnë në mënyrë të sigurt të dhënat e kartelës, në mënyrë që të mos kenë nevojë t’i shkruajnë përsëri sa herë që blejnë.

E testuar dhe e besuar nga bizneset lokale

Integrim i lehtë me WooCommerce

Lidheni lehtësisht dyqanin tuaj online me zgjidhjen e sigurt të pagesave nga Raiffeisen përmes plugin-it të ri Raiffeisen Payment Gateway, tani zyrtarisht i disponueshëm në WordPress Marketplace.

Vendosni pagesat për disa minuta, përfitoni përditësime automatike dhe ofroni klientëve një përvojë pagese të rrjedhshme dhe të besueshme direkt nga dyqani juaj WooCommerce.

Ndani pagesën

Ofroni më shumë fleksibilitet për klientët tuaj.
Mundësoni pagesa me këste, duke e bërë më të lehtë blerjen e produkteve më të mëdha dhe duke rritur potencialin e shitjeve tuaja.

Rimbursime të lehta

Lëshoni rimbursime direkt përmes platformës me vetëm disa klikime, thjeshtë, shpejt dhe pa komplikime.

Kuptoni refuzimet me shpejtësi

Kuptoni menjëherë pse një pagesë ka dështuar. Platforma thekson arsyet më të zakonshme të refuzimeve, në mënyrë që të ulni transaksionet e dështuara dhe të rrisni shitjet e suksesshme.

Pranoni pagesa me Apple Pay dhe Google Pay

Lejojuni klientëve tuaj të paguajnë brenda sekondave me menyrat e pagesave që u besojnë më shumë. Apple Pay dhe Google Pay sjellin shpejtësi, siguri dhe besim në procesin e pagesës, duke ju ndihmuar të bëjnë pagesa pa mundim.

apple pay logo

Nga regjistrimi te pranimi i pagesave, në vetëm disa hapa

1

Aplikoni për E-Commerce

Dërgoni aplikimin tuaj për E-Commerce tek Raiffeisen. Ekipi ynë do t’ju dërgojë formularët e nevojshëm dhe do të kërkojë detajet e uebfaqes suaj.

2

Rishikim dhe auditim i uebfaqes

Ne e kontrollojmë uebfaqen tuaj për t’u siguruar që plotëson të gjitha standardet e sigurisë, përputhshmërisë dhe funksionalitetit për pagesat online.

3

Nënshkruani kontratën

Pasi uebfaqja juaj të aprovohet, do të nënshkruani marrëveshjen për E-Commerce me Raiffeisen.

4

Filloni pranimin e pagesave

Lidhni zgjidhjen tonë të pagesave me dyqanin tuaj online dhe filloni të pranoni pagesa shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

Nuk keni uebfaqe! zgjidhja është këtu!

Pay-By-Link ju mundëson të pranoni pagesa online pa pasur nevojë për uebfaqe e-commerce apo terminal POS.

Pyetje të shpeshta

Këtu mund të gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta.

Raiffeisen E-Commerce i mundëson biznesit tuaj të pranojë pagesa online direkt përmes uebfaqes suaj.Klientët mund të paguajnë për produkte ose shërbime në mënyrë të sigurt duke përdorur kartat e tyre të debitit ose kreditit.

Pagesat nga transaksionet tuaja online transferohen drejtpërdrejt në llogarinë tuaj të biznesit në Raiffeisen, zakonisht në të njëjtën ose në ditën pasuese të punës, në varësi të kohës së transaksionit.

Po, zbatohen tarifa standarde të transaksioneve, në varësi të llojit të biznesit tuaj dhe volumit mujor.
Ekipi ynë do t’ju ofrojë një strukturë çmimesh të qartë dhe transparente përpara aktivizimit.

Po. Do të keni qasje në Raiffeisen Merchant Portal, ku mund të shikoni raporte në kohë reale, të monitoroni shitjet dhe të ndiqni çdo transaksion me lehtësi.

Mund të pranoni të gjitha kartat kryesore lokale dhe ndërkombëtare, përfshirë Visa dhe Mastercard, si debit ashtu edhe kredi.

Produktet tjera për pranimin e pagesave

Prano pagesa me telefon Android

Prano pagesa me kartë vetëm me telefonin tënd Android

Pagesat me POS

Zgjidhja jonë POS është ndërtuar që të vazhdosh shitjet pa shqetësime, pa kushte të fshehta, pa vonesa dhe pa kufizime.

Pranim i pagesave nga jashtë

Për bizneset që operojnë në disa shtete, prano, pajto dhe përpuno pagesat me lehtësi.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Raiffeisen Bank është partneri i duhur kur zgjedh një kartelë krediti. Këto janë përparësitë kryesore:

130 vjet traditë bankare

Raiffeisen Bank në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International dhe mban të njëjtat vlera si kompania mëmë. Raiffeisen përfaqëson siguri dhe stabilitet.

Banka më e madhe në Kosovë

Raiffeisen Bank është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiarë. Kjo është rezultat i besimit të vazhdueshëm të klientëve tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe mbështetje

Ne mbështetemi në inovacion të vazhdueshëm për t’ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat tona të avancuara digjitale, jemi me ju 24/7.