Raipos Pranoni pagesa direkt nga telefoni juaj
RAIPOS funksionon direkt në smartphone, pa pasur nevojë për terminal POS, duke u mundësuar bizneseve të pranojnë pagesa kudo që ndodhen.
Rritni Kënaqësinë e Klientëve
Ofroni pagesa të shpejta dhe të lehta që ulin pritjen dhe i bëjnë klientët të rikthehen përsëri.
Një mënyrë më inteligjente për të pranuar pagesa
Ul nevojën për terminale fizike POS dhe fatura letre, duke mbështetur qëndrueshmërinë dhe vlerat moderne të biznesit.
Thjeshtoni pagesat në të gjitha kanalet
Pranoni pagesa në dyqan, në lëvizje ose gjatë dorëzimit, të gjitha me një zgjidhje të thjeshtë dhe të lidhur. Përfitoni integrim pa pengesa, analiza në kohë reale dhe procesim më të shpejtë, gjithçka në një vend.
Pagesat tuaja, plotësisht të mbrojtura
RAIPOS përmbush standardet më të larta të sigurisë së Raiffeisen Bank, duke siguruar që çdo transaksion të jetë i koduar dhe i mbrojtur.
I besuar nga bizneset lokale
Shndërrojeni smartphone-in tuaj në terminal pagese!
Shndërrojeni smartphone-in tuaj në terminal pagese për vetëm pak minuta me aplikacionin RAIPOS. Me një pajisje Android me NFC, mund të filloni të pranoni pagesa pa kontakt në çdo kohë, pa pasur nevojë për pajisje shtesë. Aktualisht, pajisjet iOS nuk mbështeten ende.
Një biznes, shumë përdorues, kontroll i plotë
Me RAIPOS, çdo punonjës mund të ketë profilin e vet të përdoruesit nën llogarinë tuaj kryesore të biznesit. Kjo ju lejon të ndiqni lehtësisht shitjet individuale, të monitoroni performancën dhe të mbani transparencë të plotë, gjithçka nga një panel i vetëm i centralizuar.
Pa kabllo, pa terminale, vetëm telefoni juaj
Transaksionet përpunohen përmes pajisjes mobile duke përdorur aplikacionin, duke eliminuar nevojën për pajisje shtesë apo printera.
Nga regjistrimi deri te pranimi i pagesave, vetëm në pak hapa
Pyetje të shpeshta (FAQ).
Këtu mund të gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta.
RAIPOS është një aplikacion mobil që e shndërron smartfonin tuaj Android në një terminal pagesash. Me RAIPOS, ju mund të pranoni pagesa pa kontakt me kartelë direkt në telefonin tuaj, pa pasur nevojë për pajisje shtesë.
RAIPOS është projektuar për biznese të të gjitha madhësive, nga profesionistët e pavarur dhe dyqanet e vogla, te shërbimet e shpërndarjes dhe shitësit e mëdhenj me pakicë.
Patjetër, të gjitha transaksionet janë të enkriptuara dhe përpunohen përmes infrastrukturës së sigurt të Raiffeisen Bankës, duke siguruar të njëjtin nivel mbrojtjeje si terminalet tradicionale POS.
Po. SoftPOS kërkon një lidhje të qëndrueshme interneti (të dhëna mobile ose Wi-Fi) për të autorizuar dhe përpunuar pagesat në kohë reale.
Po. Ju mund të krijoni profile të veçanta përdoruesish për secilin punonjës, për të ndjekur shitjet dhe performancën individuale brenda një llogarie të centralizuar.
RAIPOS aktualisht funksionon vetëm në pajisje Android që mbështesin NFC dhe i plotësojnë kërkesat minimale teknike.
Jo. RaiPOS për momentin nuk përkrahet në pajisjet iOS. Aktualisht, shërbimi është i disponueshëm vetëm për smartfonët Android me funksionalitet NFC.
Produktet tjera për pranimin e pagesave
Pranoni pagesa me Pay by Link
Thjeshtoni pagesat me Pay-By-Link — krijoni dhe ndani një link të sigurt pagese për vetëm disa sekonda.
Pranimi i pagesave E-commerce
Zgjero prezencën tuaj dhe pranoni pagesa online nga e gjithë bota.
Pagesa nga jashtë vendit
Për bizneset që operojnë në disa shtete, pranoni, pajtoni dhe zgjidhni pagesat me lehtësi.
Pse Raiffeisen Bank?
Ka shumë arsye pse Raiffeisen Bank është partneri i duhur kur zgjidhni një kartelë krediti. Këto janë përparësitë kryesore:
130 vite traditë bankare
Raiffeisen Bank në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, me të njejtat vlera si kompania kryesore. Raiffeisen qëndron për siguri dhe stabilitet.
Banka më e madhe në Kosovë
Raiffeisen Bank është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjitha indikatorët financiarë. Kjo reflekton besimin e vazhdueshëm të klientëve tanë dhe angazhimin tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe mbështetje
Ne mbështetemi në inovacion të vazhdueshëm për t’ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat tona të avancuara digjitale, jemi me ju 24/7.