Transferet për Biznese Realizoni transferet ndërkombëtare më shpejt dhe më lirë
Bëni transfere në EUR, USD, GBP dhe CHF me tarifa transparente dhe monotoroni ato në kohë reale dhe procesim brenda ditës.
Ekzekutim nga Mobile Banking App apo përmes degës
Proces i thjeshtë dhe i sigurtë
Më shpejt dhe me kosto më të ulët
- Transfere ndërkombëtare
Tani transferet ndërkombëtare i bëni më shpejtë dhe më lirë
Kemi përmirësuar shërbimet tona të pagesave ndërkombëtare për bizneset.
- *Vetëm 9€ për dërgesat në të njëjtën valutë (9 EUR–EUR, 10USD–10USD, 9GBP–9GBP, 9CHF–9CHF).
Për transfere në valutë tjetër, zbatohen tarifa sipas çmimores dhe janë transparente. - Për çdo dërgesë jashtë vendit në aplikacionin mobil bankar mund të shihni: shumën e saktë që arrin te përfituesi, kursin e këmbimit dhe kostot tjera.
- Kohën e pranimit të fondeve – disa transfere realizohen menjëherë, ndërsa shumica brenda 24 orëve.
- Statusin e pagesës në kohë reale, ndjekje hap pas hapi në aplikacion.
- Pa kosto për përfituesin, fondet pranohen në valutën lokale, pa kosto.
Ku mund të dërgoni para:
- Shiko listen e vendeve të përfshira – Dërgesa të menjëhershme 24/7 (Shiko listen)
- SHBA (USD) – Menjëherë ose deri në 3 ditë pune
- Zvicër & Lihtenshtajn (CHF) – Brenda 1 dite pune
- Mbretëria e Bashkuar (GBP) – Dërgesa të menjëhershme 24/7*
*Ky përmirësim vlen vetëm për transfere ndërkombëtare dalëse (outgoing international transfers).
Transfere ndërkombëtare
Banka Raiffeisen, si një anëtare e rrjetit SWIFT mund të ekzekutoj transfere ndërkombëtare të parave me shërbime efikase duke ofruar siguri dhe shpejtësi në realizimin e pagesave ndërkombëtare përmes IBAN-it.
Për të bërë këto transfere, unë duhet të ofroj këto informacione:
- Emrin, mbiemrin dhe adresën e përfituesit
- Emrin dhe SWIFT kodin e bankës së përfituesit
- Numrin e llogarisë së bankës së përfituesit
- Emrin dhe SWIFT kodin e bankës korresponduese të bankës së përfituesit.
Pranimi i pagesave ndërkombëtare
Nga shtetet e huaja në Kosovë, unë gjithashtu mund të pranoj transfere ndërkombëtare të parave nga shtetet e huaja.
Për t'i bërë këto transfere, duhet t'i ofroj kompanisë apo personit që dëshiron të më dërgoj transfer ndërkombëtar këto informacione:
- Banka e përfituesit: Raiffeisen Bank Kosovo, Prishtinë, Kosovë
- SWIFT code: RBKOXKPR
- IBAN, i cili përbëhet nga Kodi XK05 dhe numri i llogarisë time në Bankën Raiffeisen
- Emri i përfituesit: Emri im dhe i kompanisë sime ashtu siç është regjistruar në Bankën Raiffeisen.
Opsionet për pagesën e komisioneve të transfertës janë:
OUR - Klienti dërgues paguan gjithë komisionet.
SHA - Klienti dërgues paguan komisionet e bankës dërguese dhe korrespondente. Klienti përfitues paguan komisionet e bankës përfituese.
BEN - Klienti përfitues paguan të gjitha komisionet.