Përfitoni deri 15% grant* të vlerës së kredisë, duke investuar në zhvillimin e biznesit.

Rreth programit

Programi i ri ofron kredi nga BERZH përmes Bankës Raiffeisen, të kombinuar me një grant prej 15% të financuar nga fondet IPA të BE-së. Në kuadër të Programit ofrohet poashtu edhe asistencë teknike që ju mundëson NVM-ve të optimizojnë nevojat investive për të arritur përpuethshmëri me Direktivat Prioritare të BE-së.

Për të marrë më shumë informata rreth programit, mund të vizitoni web faqen e Programit.

Granti prej 15%

Pas verifikimit të suksesshëm të projektit tuaj investues, ju e fitoni mundësinë për një rimbursim në formë granti në deri 15% - një mënyrë e mirë për të zvogëluar shpenzimet e financimit të investimit tuaj. Rimbursimi në formë granti financohet nga fondet IPA të BE-së.

Për më shumë, ju lutemi plotësoni formën e aplikimit dhe ne do t'ju kontaktojmë për t'ju njoftuar më shumë rreth kredisë dhe mënyrës së përfitimit të grantit.

ThankYouNote

Faleminderit!

Ne kemi pranuar aplikimin tuaj.

 

Hapat tjerë:

Ju do të kontaktoheni brënda 2 orëve për të caktuar takim në degën më të afert të Bankës Raiffeisen.
Kur të vini në degë ju duhet të keni me vete:

 

                                                         

ID kartelën                               Kontratën e punës                  Gjendjen e llogarisë bankare

Apliko tani!




Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. UÇK nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.

* Këto fusha janë të kërkuara

*Granti financohet nga fondet IPA të BE-së, kurse kredia mbeshtetet nga BERZH. Investimi i biznesit duhet të jetë në përputhshmëri me një apo më shumë direktiva të BE-së.

Mbi programin

  • Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve
    • Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë synon të përmirësojë konkurrueshmërinë e NVM-ve dhe mundësitë e tyre për tregtim në rajon dhe me shtetet e BE-së, përmes investimeve të selektuara dhe të mbështetura me grante. Programi është një kombinim i qasjes në financa, granteve dhe asistencës teknike për të rritur njohuritë e NVM-ve. Programi është zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ndërsa grantet dhe asistenca teknike janë financuar nga Bashkimi Europian (BE) në kuadër të Instrumentit për Asistencë Para-Anëtarësimit

  • Çfarë kredi janë në dispozicion?
    • Projektet mund të financohen me një ose më shumë kredi me vlerë totale deri në 100'000 EUR për çdo kompani ose grup të kompanive.

      Projektet investuese duhet të përmirësojnë konkurrueshmërinë e kompanisë në çfarëdo tregu dhe të arrijnë përpuethshmëri me një ose më shumë Direktiva të BE-së në fushën e mbrojtjes së ambientit, efiçiencën e energjisë, sigurinë e punëtorëve, kualitetit dhe sigurisë së produktit.

      Projekti investues për të cilin aplikoni nuk duhet të ketë marrë ndonjë mbështetje tjetër për grante në të kaluarën dhe nuk do të marrë ndonjë mbështetje tjetër për grante në të ardhmen.

  • Kritere të thjeshta
    • Kreditë dhe grantet në Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë janë në dispozicion për çfarëdo investimi i cili ndihmon kompaninë tuaj të përmbushë direktivat e BE-së, duke rritur kështu potencialin tuaj të zgjerimit të tregut dhe të fitimeve.

  • Cilat projekte investive pranohen?
    • Të gjitha investimet duhet të përmirësojnë përpuethshmërinë me një ose
      më shumë Direktiva të BE-së në fushën e mbrojtjes së ambientit, sigurisë
      së punëtorëve dhe sigurisë dhe kualitetit të produktit, ashtu sikurse janë të
      listuara në Direktivat Prioritare të BE-së, apo me një Direktivë të BE-së (ndryshe
      nga Direktivat Prioritare të BE-së) që është konfirmuar nga Konsulenti i
      Projektit. Kjo përfshin, për shembull:

      • Makineri të re, pajisje prodhimi, linja prodhimi
      • Ngrohës uji të ri, sisteme të ftohjes, pompa të nxehjes
      • Riparimi dhe ndërtimi i ndërtesave prodhuese
      • Riparimi i integruar dhe ndërtimi i linjave prodhuese dhe ndërtesave
      • Riparimi dhe ndërtimi i pajisjeve të magazinimit, dhomave të ftohta, depove duke përfshirë mjetet e brendshme të transportit
      • Makineri për paketim
      • Kamionët dhe riomorkiot
      • Pajisjet për lëvizjen e dheut
      • Sistemet e ruajtjes së drithërave, mullinjtë, bimët që ushqejnë kafshët
      • Pajisjet për shumimin e kafshëve (lopëve, shpendëve, pulave, etj)
      • Sistemet e aspirimit dhe reduktimit të pluhurit
      • Makina për trajtimin e ujërave të papërdorur
      • Makina për reduktimin e emitimeve në ajër
      • Energji e rinovueshme

      Përveç të lartëpërmendura, mund të aplikohen edhe këto kritere specifike:

      • Automjetet për nevojat e biznesit
      • Blerja ose renovimi i lokaleve industriale
  • Si të aplikoni?
    • Për ta thjeshtësuar procesin, të gjithë mekanizmat financiar janë në dispozicion nëpërmjet Bankës Raiffeisen, e cila merr mbështetje të vazhdueshme nga Konsulentët e Programit.
      Kushtet e kreditimit vendosen nga Banka Raiffeisen dhe vendimi përfundimtar për financimin e një kompanie aplikuese bëhet vetëm nga Banka Raiffeisen, kurse BERZH, BE dhe Konsulentët e Projektit nuk kanë asnjë ndikim në këtë vendim. Megjithatë, Banka Raiffeisen nuk kanë ndikim në nivelin e granteve që jepen nga BE

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu