Dritarja Agro dhe Standarde

Banka Raiffeisen ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) për garancinë kreditore e cila ju mundëson bizneseve të vogla qasje më të lehtë në financim.

DRITARJA AGRO

Dritarja Agro ofron garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë në agro sektor. Klientët që mund të garantohen janë NMVM-të që janë të regjistruara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve te Kosovës (ARBK) ose fermerët që posedojnë Certifikatë të Regjistrimit të Fermerit me Numër Identifikues të Fermës (NIF).

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Agro, ju lutemi klikoni linkun.

DRITARJA STANDARDE

Dritarja Standarde ofron garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) që janë të regjistruara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve te Kosovës (ARBK).

Dritarja Standarde ka për qëllim që krahas mbështetjes së qasjes në financa për të gjithë sektorët, të cilët kanë një pjesë të konsiderueshme në ekonominë e vendit dhe që janë të synuara nga institucionet partnere të FKGK-së, poashtu të stimulojë ndërmarrjet eksportuese duke ofruar mundësi më të mira për këtë kategori.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Standarde, ju lutemi klikoni linkun.

Për më shumë informata, thirrni në Qendrën Kontaktuese: 038/049 222 222, apo vizitoni degën më të afërt të Bankës Raiffeisen.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu