Çka është RaiConnect?

Unike në tregun tonë, RaiConnect është mënyre e re dhe e sigurt për komunikim online. Tani, klientet e bankës tonë mund të flasin, shkëmbejnë dokumente, të bëjnë thirrje/takime me video dhe të shfaqin ekranin e tyre me punonjësin e bankës, duke krijuar një komunikim interaktiv. Për më tepër, përmes RaiConnect ju do të mund të këshilloheni për planet tuaja financiare dhe investive.

Si mund ta përdorni RaiConnect?

RaiConnect do të përdoret edhe për keshillim të klientëve për produktet dhe sherbimet e Bankës Raiffeisen, gjë që krijon mundesi të mirë për zgjedhjen e duhur duke u bazuar në nevojat tuaja. E gjithë kjo bëhet nga rehatia e shtëpisë apo zyreve tuaja.

Gjithashtu, duke marrë parasysh që komunikimi do të bëhet në kanal të mbyllur dhe personalizuar për secilin klient, ju do mund të ktheheni në çdo kohë dhe të vazhdoni diskutimet. Të gjitha dokumentat që keni ngarkuar dhe edituar, do të mbesin në llogarinë tuaj, deri në momentin që ju vendosni t'i fshini apo bartni nëpër folderë.

Për të lehtësuar krijimin e llogarisë dhe përdorimin e RaiConnect, kemi përgatitur një manual:


Gjithashtu, ju mund të shikoni video tutorialin:


 

Si mund të qasem në RaiConnect?

RaiConnect për momentin funksionon me ftesa për klientët e biznesit. Këshilltari juaj bankar do të krijojë qasjen për ju duke derguar një ftesë me një link unik përmes të cilit ju mund të regjistroheni dhe aktivizoni RaiConnect.

Prandaj, nëse jeni klient biznesi i Bankës Raiffeisen, kontaktoni me këshilltarin tuaj bankar dhe kërkoni që t'u hapet një llogari në RaiConnect. 

Kurse, klientët e rinj që duan të kenë llogari në RaiConnect, mund ta bëjnë këtë duke plotësuar formën e mëposhtme. Pasi të dërgoni kërkesën, do të kontaktoheni nga punonjësit e Bankës për të marrë më shumë informacione lidhur me shërbimin.

Shkarko RaiConnect per iOS

Shkarko RaiConnect per Andrid

Kyçu në RaiConnect përmes WEB

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu