Menaxhimi i Ankesave në Raiffeisen Bank Kosovë


Krijimi i përvojave pozitive gjate secilit ndërveprim tuajin me ne është qëllimi kryesor i Raiffeisen Bank në Kosovë. Ne sigurohemi që secila kërkese dhe pakënaqësi e juaja të trajtohet në mënyre profesionale dhe brenda afateve të parapara me qellim të ofrimit të zgjidhjes së drejtë për ju.
Vlerësimet rreth përvojës tuaj gjate shfrytëzimit të produkteve dhe shërbimeve tona na ndihmojnë të kuptojmë më mirë nevojat tuaja dhe të përmirësojmë shërbimet dhe produktet e ofruara për ju. Nëse ne kemi dështuar në përmbushjen e pritshmërive tuaja ose nëse keni arsye për të adresuar ankesë tek ne, ju lutemi na kontaktoni. Ne e vlerësojmë secilin reagim dhe konsiderojmë me seriozitet secilin koment dhe ankese tuajën. 

Ju lutemi, plotësoni informatat e mëposhtëme online në mënyrë qe të trajtojmë çështjen tuaj.

  • Shënoni emrin, mbiemrin, numrin e kontaktit dhe adresën tuaj të plotë.
  • Përshkruani çështjen tuaj në detaje;
  • Fushat e shënuara me * janë të detyrueshme për tu plotësuar

Ankesë




Me shtypjen e butonit “Pëlqim” shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin e aplikueshëm për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të përpunoje të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë të shkëmbehen dhe përdoren nga Banka Raiffeisen dhe anëtarët e Raiffeisen Banking Group për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postes elektronike në adresën time të shënuar më lartë për të procesuar aplikacionin tim për ankesë.

Ne rast se ju nuk parapëlqeni të adresoni pakënaqësinë tuaj përmes formës online, ju lutem konsideroni alternativat ne vazhdim për adresimin e pakënaqësisë tuaj:

  • Kontakto pa pagese në numrin 080050223
  • Dërgo SMS pa pagesë në numrin 50223
  • Dërgo e-mail në customer.service@raiffeisen-kosovo.com (dërgo: emrin, mbiemrin, numrin kontaktues dhe përshkruani çështjen tuaj)
  • Kontakto Qendrën Kontaktuese në +383 38 222 222
  • Dërgo mesazh përmes Raiffeisen PLUS
  • Vizito degën më të afërt për të biseduar me punonjësit e degës apo plotëso formën e vendosur ne secilën degë dhe nen-degë të bankës Raiffeisen
  • Dërgo ankesën me postë: Raifeisen Bank Kosove, Zyra Qendrore, rr.Robert Doll, Prishtinë.


Për çdo ankesë të adresuar, ju do të pranoni mesazhin konfirmues në numrin kontaktues të prezantuar gjatë procesit të procesimit të ankesës. Sigurisht, për ankesën e adresuar në ndonjërën nga degët e bankës Raiffeisen ju mund të kërkoni konfirmimin për ankesën e prezantuar.

Ne do te mundohemi të trajtojmë ne kohe sa më të shkurtër ankesën tuaj, mirëpo jeni të informuar se kohëzgjatja e trajtimit të ankesës mund të zgjasë deri në 15 dite pune, varësisht nga kompleksiteti i anekses tuaj. Ne rast së çështja e juaj do të kërkoje më shumë kohë, ne do të ju kontaktojmë për të ju informuar dhe njoftuar mbi statusin e çështjes tuaj.

Në rast se nuk do të jeni të kënaqur me zgjidhjen që i është dhënë ankesës tuaj, ju keni të drejtë ti drejtoheni Autoriteteve të tjera.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu