Skip to main content
Tech4tech - Banners
Tech4tech - Banners

Përfituesit e progamit “RISE” fillojnë praktikën në Bankën Raiffeisen

Programit RISE - Raiffeisen Internship & Scholarship for Engineers të komunitetit Tech4Tech në bankën Raiffeisen në Kosovë, këtë vit i janë bashkuar 15 studentë të rinj të cilët studiojnë në fushën e teknologjisë dhe informacionit pranë institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Gjatë vijimit të programit RISE, përvec bursës për studime, studentët do të kenë mundësi të përfitojnë njohuri mbi punën ekipore përmes trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme në kuadër të metodologjisë së punës Agile, të zbulojnë më shumë për veten e tyre dhe t’i vënë në pah shkathësitë dhe aftësitë e tyre në një ambient të përshtatshëm të punës me pajisje të teknologjisë së fundit, nën monitorimin e ekspertëve nga fusha e teknologjisë.

Ky program i Bankës Raiffeisen në Kosovë synon të kontribuojë në mbështetjen dhe zhvillimin e studentëve nga fusha e teknologjisë dhe informacioni, përgatitjen e tyre në rrugëtimin drejt zhvillimit të karrierës së qëndrueshme profesionale.