Është koha të transormoni mençur shtëpinë tuaj dhe të përfitoni grant deri në 20% të vlerës së kredisë!

Apliko online

Për më shumë, ju lutemi plotësoni formën e aplikimit dhe ne do t'ju kontaktojmë për t'ju njoftuar më shumë rreth kredisë dhe mënyrës së përfitimit të grantit.

ThankYouNote

Faleminderit!

Ne kemi pranuar aplikimin tuaj.

 

Hapat tjerë:

Ju do të kontaktoheni brënda 2 orëve për të caktuar takim në degën më të afert të Bankës Raiffeisen.
Kur të vini në degë ju duhet të keni me vete:

 

                                                         

ID kartelën                               Kontratën e punës                  Gjendjen e llogarisë bankare




Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.




Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.
* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale.


(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

* Këto fusha janë të kërkuara

Rreth GEFF

Tani ju mund ta reduktoni konsumin e energjisë në shtëpinë tuaj nëse investoni në produktet cilësore të cilat janë efiçiente. Në këtë mënyrë, ju mund të kurseni para, të rrisni komoditetin e jetesës dhe të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit.

Investimi në teknologjitë e gjelbërta të miratuara nga GEFF ju kursen para dhe energji. Përveç kësaj, ju mund të merrni një grant nga BE-ja në shumën deri në 20% të vlerës së kredisë.

Investimet e pranueshme

 

Ju mund të përdorni SELEKTORIN E TEKNOLOGJISË, duke klikuar në këtë link.

Video

Më shumë për kredinë RaiEco

  • Çka është GEFF?
    • GEFF - Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor siguron financim për sektorin e banimit si dhe për bizneset që ofrojnë produkte të efiçensës së energjisë, produkte të energjisë së ripërtëritshme si dhe shërbime për individët. 

      GEFF në Ballkanin Perëndimor zbatohet në kuadrin e Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus), bashkëfinancuar me grante nga Bashkimi EuropianKorniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ministria Federale e Financave të Austrisë. Bashkëpunimi me donatorët është thelbësor për promovimin e teknologjive të gjelbërta dhe praktikave me performancë të lartë. Donatorët ofrojnë mbështetje kritike për projektet e GEFF, që lehtësojnë ose krijojnë qëndrueshmëri ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe kërcënimeve të tjera mjedisore.

  • Për kë është e dedikuar kredia?
      • Individë të cilët kanë në pronësi ose jetojnë në një shtëpi apo banesë në të cilën planifikojnë që të implementojnë produkte  të pranueshme që kualifikohen nën GEFF.
      • Grupe të individëve, shoqatat për banim, shoqatat e pronarëve të ndërtesave shumëkatëshe ose organe të tjera ekuivalente të cilat përfaqësojnë interesat e banorëve.
  • Përfitimi juaj
    • Raiffeisen Bank do t’u japë kredi pronarëve privatë të shtëpive dhe banesave për investime për masa të efiçiencës së energjisë, si izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore. Pas realizimit me sukses të projekteve, huamarrësit do to kenë të drejtë për deri në 20 për qind kthim të parave.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu