Cakto takimin
Zgjedhni formën e kontaktimit nga ana e Bankës
Këmbeni valutën e huaj në Euro dhe anasjelltas, dhe shfrytëzoni shërbimet e Bankës Raiffeisen për të gjitha këmbimet.
EUR - Euro
USD - Dollari amerikan
CHF - Frangu zvicëran
CAD - Dollari kanadez*
SEK - Kruna suedeze*
NOK - Kruna norvegjeze*
DKK - Kruna daneze*
*Për këtë valutë nuk ofrojmë transaksione me para ne dorë
Për këmbyesit tonë të shpeshtë ne ofrojmë shërbimin e kontratës zërore, e cila ju ofron mundësi të këmbeni përmes telefonit, pra nga distanca.
Normat e këmbimit valutor të paraqitura në web faqen e bankës mund të ndryshojnë gjatë ditës, dhe si të tilla shërbejnë vetëm për informim.
Vizitoni degën tonë më të afërt për të marrë më shumë informata apo na thirrni në +383 38 222 222 lok. 129.
Zgjedhni formën e kontaktimit nga ana e Bankës
Shiko kursin valutor të momentit
Jemi institucioni i parë dhe i vetëm në Kosovë i cili klientëve të vetë u ofron qasje në bursat më të mëdha botërore, siç janë New York Stock Exchange, Nasdaq, Bursa e Frankfurtit, Bursa e Zürichut e shumë të tjera.
Ju tani keni mundësi të investoni në aksione të kompanive të ndryshme, si dhe në fonde investive të menaxhuara nga Raiffeisen Bank International.
Të gjitha urdhërat për tregtim ju mund të bëni përmes telefonit apo e-mailit.
Për më shumë informata dhe për t'u pajisur me kontratën e tregtimit vizitoni degën më të afërt të bankës ose telefononi në +383 38 222 222, lok. 129.
Shiko kursin valutor të momentit
Zgjedhni formën e kontaktimit nga ana e Bankës
Vlera e investimit: EUR 50,000
Interesi: 1.00% vjetore
Ditët e investimit (D): 364 ditë
Çmimi i blerjes (shuma e investuar): 50,000 / (1+1!/365*364) = EUR 49,640.95
Pra në datën e investimit klienti bllokon 49,640.95 euro, dhe në datën e maturimit i kthehen 50,000.00 euro. Interesi i fituar është diferenca në vlerë prej 359,05 euro.
Ju lutem klikoni në linkun e dhënë në vijim për më shumë informacione: http://bqk-kos.org/?id=107
Bonot e thesarit lëshohen nga Ministria e Financave në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe janë të garantuara prej saj.
Ato momentalisht ofrojnë një interes më të lartë se kursimet apo afatizimet bankare, dhe fitimi është i liruar nga tatimi.
Në Kosovë, bonot lëshohen në afat kohor prej 3, 6, 12, 24 dhe 36 muaj, dhe ju mund të investoni mjetet e juaja të lira në këtë instrument. Për të marrë ofertën tonë më të fundit kontaktoni zyrtarët e bankës në cilëndo degë, ose na thirrni në +383 38 222 222 lok. 129.
Zgjedhni formën e kontaktimit nga ana e Bankës
Shiko kursin valutor të momentit
Kalendari i emetimeve të Bonove të thesarit
Depozitat ndërbankare janë depozita që merren apo ofrohen nga një bankë tek tjetra për një periudhë të caktuar me një normë të caktuar të interesit e përckatuar nga kushtet që mbizotërojnë në treg.
Ne e dijmë se sa e rëndësishme është për ju e ardhmja e fëmijëve tuaj andaj përfitoni nga Banka Raiffeisen më të mirën për fëmijët tuaj përmes llogarisë së kursimeve për fëmijë.
Shiko kursin valutor të momentit
Zgjedhni formën e kontaktimit nga ana e Bankës
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu