
Gjithçka që ju duhet është një POS
Shisni më shumë. Shqetësohuni më pak.
Duke ditur që paratë tuaja mbërrijnë shpejt, kostot janë transparente dhe mbështetja është gjithmonë pranë jush. Zgjidhja jonë POS është zhvilluar që ju të vazhdoni të shisni, pa stres, pa vonesa, pa kufizime.
Pagesa moderne që nxisin rritjen e biznesit tuaj
Përvoja e klientëve tanë
"Very easy to apply, funds are transferred immediately, competitive rates, and fixed installments"
— Raiffeisen Client
"A great product that meets a specific need — refinancing large credit amounts. A major advantage is the 10-year repayment period."
— Raiffeisen Client
"The POS terminal was installed quickly, and I started accepting card payments the same day. The daily transfers straight to my account make everything effortless"
— Raiffeisen Client
"Reliable, secure, and easy to use. With 24/7 support and automatic settlements, I can focus on my business without worrying about payments."
— Raiffeisen Client

Tarifa transparente
Tarifat tona fillojnë nga 1.8%
Ne besojmë në transparencë të plotë, pa tarifa të fshehura. Çdo kosto është e shpjeguar qartë që në fillim, që ju ta menaxhoni financën e biznesit me qetësi dhe besim të plotë.

Transferim i shpejtë i fondeve
Merr pagesat shpejt, fondet tuaja kreditohen në llogarinë bankare brenda ditës së ardhshme të punës, duke ju ndihmuar të menaxhoni fluksin e parasë me lehtësi.

Mbështetje teknike dhe qasje 24/7
Ekipi ynë i dedikuar i mbështetjes është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë, sa herë që keni nevojë. Në rast të ndonjë problemi, reagojmë me shpejtësi dhe sigurojmë që POS-i juaj të rikthehet në funksion sa më parë, që biznesi juaj të mos ndalet asnjë çast.

Furnizim me letër
Letra për printimin e faturave në terminalin tuaj POS ofrohet falas. Ju fokusohuni në biznesin tuaj, ne kujdesemi për furnizimet.
Me pakot tona për biznese, pranimi i pagesave vjen si standard, duke e bërë më të lehtë menaxhimin e biznesit tuaj.
Zbuloni llogaritë tona për biznese me pranimin e pagesave të përfshirë dhe shfrytëzoni plotësisht potencialin e biznesit tuaj.
Lërini klientët tuaj të paguajnë ashtu siç dëshirojnë




Nga aplikimi per POS deri te pranimi i pagesave, vetëm me disa hapa.
Pyetje të shpeshta
Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta
Ne ofrojmë çmime konkurruese dhe transparente. Tarifat e mirëmbajtjes dhe komisionet e transaksioneve përshtaten me nevojat e biznesit tuaj, pa asnjë kosto të fshehur.
Mjetet nga pagesat me kartelë transferohen shpejt në llogarinë tuaj bankare, zakonisht brenda ditës së ardhshme të punës.
Po. Ne ofrojmë mbështetje teknike 24/7 për çdo çështje që lidhet me POS-in. Mund të na kontaktoni në çdo kohë përmes telefonit ose emailit.
Terminalet tanë POS janë të thjeshtë dhe intuitivë për t’u përdorur. Ne ofrojmë udhëzim në vend gjatë instalimit dhe, nëse është e nevojshme, mund të organizohen trajnime shtesë për stafin tuaj.
Terminalet tanë POS janë të pajisur me lidhje 4G, duke u mundësuar të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga interneti fiks dhe të sigurojnë transaksione pa ndërprerje.
Oferta jonë e plotë për pranimin e pagesave
Prano pagesa me telefon Android
Prano pagesa me kartelë vetëm me telefonin tënd Android
Pranim i pagesave (e-commerce)
Zgjero praninë tënde dhe prano pagesa online nga e gjithë bota
Pranim i pagesave nga jashtë vendit
Për bizneset që operojnë në disa shtete, pranoni, pajtoni dhe përfundoni pagesat me lehtësi.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.