Raiffeisen Plus
Aplikacionin mobil për iOS
Banka Raiffeisen përdor “cookies” për ta bërë faqen e internetit sa më miqësore. Ju mund te perzgjedhni nese deshironi qe te perdorim “cookies” gjate shfletimit tuaj ne ueb faqen tone. Për detaje dhe udhëzime për ç'aktivizim, kliko "Më shumë informacione".
Banka Raiffeisen në Kosovë klientëve të saj u ofron një gamë të kompletuar të shërbimeve bankare. Për të qenë më afër, kemi ngritur rrjetin më të madh të degëve në Kosovë dhe kemi avansuar shërbimet digjitale për të pasur bankën afër gjithmonë
Jetojmë me ju! Banka Raiffeisen dëshiron të jetë gjithmonë afër jush, në secilën fazë të jetës. Kur ju bëni planet, ne mundohemi të mbështesim realizimin e tyre!
Si mund t'ju ndihmojmë? Ne mundohemi që t'ju përgjigjemi gjithmonë në kërkesat dhe nevojat tuaja. Përveç kanaleve digjitale përmes të cilëve ju mund të adresoni kërkesat, Qendra Kontaktuese është në dispozicionin tuaj 24/7, për t'ju ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të mundshme, si dhe për t'ju udhëzuar për produktet tona.
Dëshirojmë që t'ju lehtësojmë vendimmarrjen për planet tuaja, prandaj kemi krijuar disa mjete të thjeshta ndihmëse të cilat mund t'ju ndihmojnë. Testoni sa mund të jetë kësti mujor i kredisë personale, apo sa euro përfitoni si këmbim nga valutat tjera...Jemi duke punuar vazhdimisht që të sjellim për ju shërbime shtesë të cilat lehtësojnë jetën tuaj të përditshme
Aplikoni online për produktet dhe shërbimet e Bankës Raiffeisen
Raiffeisen Plus është platforma më e re dhe e avancuar digjitale nga Banka Raiffeisen. Me anë të kësaj platforme shërbimet bankare nuk njohin hapësirë, kohë e as kufinj.
Kjo platformë përfshinë e-banking përmes të cilit ju mund të kyçeni në llogarinë tuaj nga kompjuteri, aplikacionin mobil te përshtatshëm për Android dhe iOS i cili ju mundëson të keni qasje në llogarite tuaja nga telefoni juaj mobil ose tableti.
Si shërbim i ri në platformën digjitale të bankës Raiffeisen vjen Asistenti virtual në Viber dhe Facebook Messenger i cili ju mundëson të merrni informata mbi gjendjen e llogarisë suaj si dhe për produktet dhe shërbimet e bankës ne çdo kohe.
Instaloni aplikacionin Raiffeisen Plus këtu>> dhe regjistrohuni në platformën m-banking me vetëm pak hapa.
Raiffeisen Plus aplikacionin mobil ju mundëson:
Video udhëzuese>> se si ju mund të regjistroheni në aplikacionin mobil Raiffeisen Plus
Platforma e re e e-banking është më e avancuar dhe ju ofron klientëve më shumë mundësi për të menaxhuar llogarinë e tyre, duke përfshirë këtu edhe transaksionet brenda llogarive në kohë reale. Klientët mund të regjistrohen shumë lehtë në këtë platformë, mjafton të ndjekin hapat në videon udhëzuese këtu>>
Raiffeisen ka prezantuar platformën për shërbime bankare edhe në Viber duke ju mundësuar klientëve të marrin informacione bazë për gjendjen e llogarive, si dhe ta konfirmojnë nëse kanë pranuar pagën ose pensionin në llogarinë e tyre.
Ky shërbim prezantohet për herë të parë në Kosovë, dhe ju mundëson klientëve të Bankës Raiffeisen të pranojnë shpejt dhe lehtë informacione edhe mbi gjendjen e llogarive së tyre, vetëm duke shkruar fjalët kyçe në platformën e Bankës në viber, psh.: “bilanci”, “gjendja e llogarisë” ose “gjendja e mbetur e kredit kartelës”. Ky shërbim është i përshtatshëm edhe për klientët që dëshirojnë të konfirmojnë nëse kanë pranuar pagën ose pensionin në llogarinë e tyre.
Për të pranuar këto informacione për llogaritë e tyre, klientët e Bankës Raiffeisen duhet fillimisht të regjistrohen në platformën e Bankës në Viber. Procesi i regjistrimit është i lehtë dhe behet me disa hapa të thjeshte teë cilët mund ti ndiqni në videon udhëzuese këtu>>
Platformën e Raiffeisen në Viber mund të shfrytëzojnë edhe klientët tjerë të cilët nuk janë të regjistruar. Aty mund të marrin informacione mbi lokacionin e degëve dhe bankomatëve të Bankës Raiffeisen, duke shkruar kërkesën e tyre përmes fjalëve kyçe: “degët, “ATM”, ose “bankomat”. Po ashtu, mund të marrin informacione edhe për tarifat, kreditë, si dhe informacione për shërbimet dhe produktet tjera të Bankës, gjithmonë duke përdorur fjalët kyçe me të cilat funksionon platforma, psh. “tarifat”, “kreditë”, “llogaritë” etj. Ndiq videon udhëzuese për përdorim të Asistentit virtual në Viber këtu>>
Kushtet e përgjithshme të punës për asistentin virtual në Viber dhe Facebook Messenger>>
Aplikacionin mobil për iOS
Aplikacionin mobil për Android
Shfleto manualin e përdorimit për aplikacionin mobil
038222222 dhe 049222222 për çdo pyetje të përgjithshme për bankën, produktet dhe shërbimet tona. Për çdo problem me kartelën tuaj të debitit apo kreditit, me aktivizimin apo bllokimin e tyre, blerjet online, pagesat në Pikat e Shitjeve (POS) etj.
50223
info@raiffeisen-kosovo.com, për çdo informacion për bankën, ofertat, produktet dhe shërbimet tona. customer.service@raiffeisen-kosovo.com, për çdo ankesë që ju mund të keni për shërbimet apo produktet e bankës. plus@raiffeisen-kosovo.com për çdo kërkese që mund të keni në lidhje me platformën Raiffeisen Plus
m.me/RaiffeisenKosova
https://chats.viber.com/raiffeisenbankkosovo
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu