Transformoni biznesin tuaj me energji diellore
Investimi në panele solare nuk është vetëm një zgjedhje moderne – është një hap i mençur drejt një biznesi më efikas, më të qëndrueshëm dhe më të pavarur nga kostot e larta të energjisë. Përmes partneritetit tonë me Elen Energy, ne ju ofrojmë mundësinë të përfitoni nga teknologjia më e avancuar e energjisë së rinovueshme dhe ta transformoni mënyrën se si funksionon biznesi juaj.
Merrni kredi biznesi në bankën Raiffeisen dhe ulni kostot e energjisë me panele solare nga Elen Energy
Pa hipotekë
Pa garantues
Kthim investimi deri në 15%
Përfitoni kredi të dedikuar për energjinë e diellit
Me kredinë e posaçme të Raiffeisen Bank për panelet solare, ju mund të ulni kostot e energjisë dhe të rrisni efikasitetin e biznesit. Kjo zgjidhje ju mundëson të investoni sot dhe të përfitoni nesër.
Falë partneritetit me Elen Energy, ju ofrojmë teknologji të avancuar të energjisë së rinovueshme dhe mundësinë për ta bërë biznesin tuaj më efikas, më të qëndrueshëm dhe më të pavarur nga kostot e larta të energjisë.
Apliko online për Kredi Biznesi
Aplikimi online ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, ju do të kontaktoheni nga ekipi ynë lidhur me procesin.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.