DROPBOX
Zgjidhje e dedikuar për bizneset me qarkullim të lartë kesh dhe nevojë për deponim të sigurt 24/7.
Çfarë është Dropbox?
Dropbox është zgjidhje e dedikuar për bizneset me qarkullim të lartë të parasë, që dëshirojnë të deponojnë mjetet në mënyrë të sigurt dhe fleksibile, pa u kufizuar nga orari i degës. Përmes pajisjeve automatike të bankës.
Ky shërbim ofrohet për klientë biznesorë me marrëveshje paraprake me bankën.
Si funksionin Dropbox?
Pasi biznesi nënshkruan marrëveshjen me bankën, pajiset me kartelë identifikuese, çelës sigurie dhe qese të dedikuara për dorëzimin e mjeteve. Mjetet deponohen në kasaforta automatike të mbrojtura, ku çdo qese regjistrohet dhe përpunohet nga banka.
Pas verifikimit, fondet kreditohet automatikisht në llogarinë biznesore, duke siguruar likuiditet të shpejtë dhe transparencë të plotë për çdo deponim.