Mbahet diskutimi “Pride Day” për të promovuar diversitetin
Në kuadër të diskutimeve rreth diversitetit, Banka Raiffeisen në Kosovë organizoi më 29 qershor një sesion të përqendruar në të drejtat e komunitetit LGBTIQ+. Ngjarja e mbajtur online ishte një mundësi për të trajtuar aspekte të ndryshme që lidhen me bërjen e mjediseve të punës më të sigurta, më gjithëpërfshirëse dhe diverse.
Folësit nga Raiffeisen Bank International (RBI), Raiffeisen Kosova (RBKO) dhe nga organizata vendore iu drejtuan rreth 180 punonjësve të Bankës të cilët morën pjesë në këtë ngjarje.
Drejtoresha Ekzekutive e Raiffeisen Kosova, znj. Anita Kovacic, tha se Banka ka arritur sukses në krijimin e një mjedisi pune gjithëpërfshirës, dhe theksoi se Banka nuk i diskriminon punonjësit dhe klientët bazuar në orientimin seksual, përkatësisë fetare ose bindjeve politike.
Ajo shpjegoi se diskutimet e organizuara janë pjesë e masave të cilat ndërmerren për të siguruar një mjedis gjithëpërfshirës. Në këtë kontekst, ajo nënvizoi faktin se gjysma e anëtarëve të bordit janë gra, ndërsa ato mbajnë edhe rreth gjysmën e roleve menaxhuese të Bankës. Zonja Kovacic tha se bashkëpunimi me EMBRACE të RBI-së dhe palët e tjera do të mbetet kyç për përpjekjet e Bankës për të siguruar një vend pune gjithëpërfshirës.
Nga ana e tij, Anëtari i Bordit të RBI, z. Hannes Mösenbacher, i cili është gjithashtu ambasador i EMBRACE, foli për rëndësinë e angazhimit në aktivitete për promovimin e diversitetit dhe përfshirjes brenda Bankës. Ai gjithashtu përgëzoi Raiffeisen Kosova për organizimin e këtij sesioni.
Në emër të EMBRACE, Linda Petraska dhe Christian Kremser prezantuan disa nga aktivitet që ky grup po bën për të promovuar të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ brenda Raiffeisen Bank.
Në mars të këtij viti, Raiffeisen Kosova organizoi një diskutim tjetër online me temën “Diversiteti ka rëndësi” ndërsa aktivitete të tjera do të vijojnë në të ardhmen.