Skip to main content

Raiffeisen në Kosovë mbështet qytetarët e Ukrainës

Banka Raiffeisen në Kosovë i është bashkangjitur iniciativës së bankës Raiffeisen në Austri për të mbështetur qytetarët në Ukrainë si dhe femijët dhe gratë në nevojë në Europën Qëndrore dhe Lindore, duke dhuruar mjete
në vlerë prej € 20,000. Këto mjete do dhurohen përmes organizatës bamirëse Stepic CEE Charity me seli në Vienë.

Organizata Stepic CEE Charity është themeluar në vitin 2006 dhe ka për qëllim mbështesë fëmijët, të rinjët dhe gratë në Evropën Qendrore dhe Lindore, me fokus në fushën e arsimit.

Kjo organizatë është angazhuar në Ukrainë dhe në bashkëpunim me partnerët e besuar vendas ka ofruar produkte bazike për kategoritë në nevojë.

Të gjitha projektet e bamirësisë realizohen në bashkëpunim me organizata partnere të njohura vendase apo ndërkombëtare dhe menaxhohen nga punonjës vullnetarë të bankës Raiffeisen në Vjenë – si pjesë e programit të vullnetarëve që nga viti 2015.