Skip to main content

Samiti i 5-të Digjital i Ballkanit Perëndimor.

Samiti Digjital i Ballkanit Përendimor është një ngjarje vjetore e cila zhvillohet çdo vit në njërin nga shtetet e ballkanit përendimor dhe ka për qëllim të ndihmojë transformimin e rajonit në një ekonomi digjitale duke sjellur edhe përfitimet që vijnë nga ky transfomim, siç janë rritja më e shpejtë ekonomike, më shumë vende pune, dhe shërbime më të mira.

Ky samit ka filluar të mbahet nga viti 2018 në Bullgari dhe më pas çdo vit është organizuar në kryeqytete të ndryshme të shteteve të rajonit  dhe ka arritur të mbledh përfaqësues të institucioneve shtetërore të bashkimit europian, komisionerë të bashkimit Europian përfaqësues të institucioneve shtetërore të shteteve të rajonit,sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe ekspert të ndryshëm nga fusha të ndryshme.

Samiti i 5-të me radhë është zhvilluar në Prishtinë me datën 21 dhe 22 shtator 2022 dhe është organizuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me institucione tjera publike dhe private, në mesin e të cilave ishte edhe banka Raiffeisen në Kosovë.

Në samit ishin të pranishëm përfaqësues të nivelit të lartë të Komisionit Europian, përfaqësues të vendeve anëtare të bashkimit Europian dhe të ballkanit përendimor, përfaqësues nga institucionet financiare ndërkombëtare si dhe shumë ekspert të fushave.

Në kuadër të samitit dyditor janë organizuar edhe panele diskutimi si dhe takime të përfaqësuesëve të bizneseve vendore dhe ndërkombëtare duke iu mundësuar bashkëpunim për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, eksplorimin e tregjeve të reja potenciale, shkëmbimin e njohurive si dhe krijimin e partneritetit ndërmjet bizneseve.