Cka eshte Visa Gold Bonus

Kartela Visa Gold Bonus, është kredit kartelë e cila përmban limitin e kredisë së aprovuar nga banka, dhe që mund të shfrytëzohet edhe për blerje me këste pa interes. Kjo kartelë ju dedikohet klientëve Premium, me ç’rast ju automatikisht bëheni pjesë e klubit Premium. Përmes saj ju mund të paguani mallra ose shërbime të ndryshme përmes rrjetit të terminaleve të shitjes (POS), të bëni pagesa në internet si dhe mund të keni qasje në para të gatshme 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke shfrytëzuar rrjetin e bankomatëve në Kosovë dhe kudo në botë.

Pyetjet më të shpeshta për kartela mund ti gjeni këtu>>

 

Shfrytëzimi dhe kthimi i mjeteve

Ju do të keni në dispozicion limitin e aprovuar nga banka të cilin mund të shfrytëzoni për nevojat e tuaja në periudha të caktuara kohore dhe në përfundim të çdo muaji banka do t’iu njoftojë për të gjitha transaksionet e realizuara gjatë muajit përkatës.

Duke u bazuar në mundësitë tuaja financiare, ju mund të zgjedhni mënyrën fleksibile për të përmbushur obligimet tuaja. Ju mund t’i ndani pagesat deri në 24 këste apo të paguani 5% të shumës së shfrytëzuar deri më datën 15 të muajit në vazhdim. Shuma minimale e kërkuar për pagesë do të debitohet nga llogaria juaj rrjedhëse, automatikisht në datën 13 - 15 të muajit.

Në fund të çdo muaji ju duhet të paguani së paku vlerën minimale të këstit në afat prej 15 ditësh. Pas ditës së 15-të, për shumën e papaguar banka do të aplikojë interesin e përcaktuar sipas tarifave të bankës.

 

Si mund të posedoni Visa Gold Bonus

Për të aplikuar për Visa Gold Bonus ju duhet të pranoni pagën përmes Bankës Raiffeisen në nivelin e caktuar nga banka, dhe t’i plotësoni kushtet tjera të përcaktuara nga Banka. Me aprovimin tuaj, kartela shtesë mund t’i lëshohet edhe një e më shumë personave të autotizuar, në limitin tuaj deri në nivelin e caktuar nga ju.

Premium Club – Klubi i befasive të këndshme!

Ky klub i dedikohet klientëve Premium, për t’u ofruar benefite shtesë gjatë blerjeve me kartelën Gold Bonus në dyqanet partnere të këtij programi.

Si pjesë e Premium Club ju përfitoni:

  • Zbritje të vazhdueshme dhe oferta speciale nga partnerët tanë
  • Bonus gjatë blerjeve me kartelën Gold Bonus
  • Limit kreditor të lartë
  • Mundësi e blerjës deri në 24 këste mujore, pa interes

Varësisht nga partneri i programit, ju përfitoni zbritje prej 5-15% dhe kjo zbritje ju zbatohet në arke në momentin e berjes së pagesës me kartelen Gold Bonus. Deri tani kemi lidhur marrëveshje bashkepunimi me nje numer te konsiderushem partnerësh, dhe numri i tyre do të shtohet ne vazhdimësi.

 

Siguria

Për të rritur sigurinë gjatë realizimit të transaksioneve, kartela është e pajisur me “chip” dhe gjithmonë gjatë shfrytëzimit të kartelës do t’ju kërkohet numri personal identifikues (PIN-i).

Apliko për Gold bonus kartelë

Lista e tregtareve

Dyqanet ku mund te bleni me këste

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu