Skip to main content

Banka Raiffeisen në Kosovë vazhdon bashkëpunimin me Fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”

Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë - AMC” është themeluar në vitin 2013 në Kosovë me mision për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Raiffeisen Bank në Kosovë ka bashkëpunuar me AMC në disa projekte si: si themelimi i qendrave burimore shëndetësore të grave, sigurimi i pajisjeve mjekësore dhe të pajisjeve të tjera relevante për Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, hapja e Teshaveshës në Prishtinë dhe Ferizaj si dhe mbështetja e nismave dhe iniciativave për mbështetjen e grave shtatzëna gjatë pandemisë.

Si pjesë e këtij bashkëpunimi të vazhdueshëm, sot Raiffeisen Bank në Kosovë i ka dhuruar uniformat e punonjësve të saj dyqanit bamirës Teshavesha, pjesë e AMC-së.

Teshavesha është hapur në vitin 2016 dhe ka për qëllim ngritjen e fondeve për mbështetjën e programeve të shëndetësisë së fondacionit përmes grumbullimit dhe shitjës së rrobave të përdorura, të dhuruara nga qytetarët bamirës.

Mjetet e grumbulluara nga shitja me çmime simbolike e rrobave të dhuruara, shfrytëzohen për mbështetjen e programeve të organizatës siç janë:furnzimi me medikamente dhe pajisje mjekësore në QKUK, hapjën e “Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas” si dhe zhvillimin e transportit Neonatal në vend.

Uniformat i janë dorëzuar dyqanit në fjalë nga grupi i vullnetarëve të Bankës Raiffeisen në Kosovë.