Transferet ndërbankare

Nëse një person apo një kompani tek e cila ju do të bëni transfer të parave ka poashtu llogarinë e hapur në Bankën Raiffeisen në Kosovë, transferi juaj do të konsiderohet si transfer ndërbankar i cili ka këto përparësi:

  • Përfituesi i transferit ndërbankar do të pranojë fondet e transferuara në të njëjtën ditë kur ju të udhëzoni ekzekutimin e transferit ndërbankar të parave.
  • Transferet ndërbankare që bëhen në mes të llogarive të Bankës Raiffeisen në Kosovë do të jenë transfere pa pagesë.

Klientët e bankës Raiffeisen kanë mundësinë që të transferojnë parate e tyre në degët tona ose permes platformës digitale “Raiffeisen Plus”


Klientët e bankës kanë mundësinë të realizojne:

  • Transfere permes llogarive të tyre
  • Transfere drejt klientëve të tjere të bankës – Individ, Biznese ose Institucione Qëveritare
  • Transfere për pagesën e faturave komunale – nëpërmjet plaformës digjitale “Raiffeisen Plus” ose në degët e bankës
  • Transfere Automatike për pagesën e faturave komunale
  • Transfere Periodike
  • Ceqë

Transferet vendore

Banka Raiffeisen është e lidhur me Zyrën e barazimit të llogarive ndërbankare të Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës. Kjo na mundëson që të bëjmë transfere vendore të cilat nënkuptojnë transferet nga dhe te përfituesi i cili ka një llogari të hapur me ndonjërën nga bankat në Kosovë.

Transferet ndërkombëtare

Banka Raiffeisen, si një anëtare e rrjetit SWIFT mund të ekzekutoj transfere ndërkombëtare të parave me shërbime mjaft efikase duke ofruar siguri dhe shpejtësi në realizimin e pagesave ndërkombëtare tanimë edhe nëpërmes IBAN-it.

Nga Kosova në botën e jashtme

Ju mund të bëni transfere ndërkombëtare nga cilado degë ose nëndegë e bankës sonë në Kosovë.

Për t'i bërë këto transfere, ju duhet të na ofroni këto informacione:

  • Emri, mbiemri dhe adresa e përfituesit
  • Emri dhe SWIFT kodi i bankës së përfituesit
  • Numri i llogarisë së përfituesit që e ka në bankën e tij
  • Emri dhe SWIFT kodi i bankës korresponduese të bankës së përfituesit.

Nga bota e jashtme në Kosovë

Ju gjithashtu mund të pranoni transfere ndërkombëtare të parave nga bota e jashtme në cilëndo degë apo nëndegë të bankës sonë.

Për t'i bërë këto transfere, ju duhet t'i ofroni kompanisë apo personit që dëshiron t'iu dërgoj transfer ndërkombëtar këto informacione:

  • Banka e përfituesit: Raiffeisen Bank Kosovo, Prishtinë, Kosovë, SWIFT code: RBKOXKPR
  • IBAN i cili perbehet nga Kodi XK05 dhe numri i llogarisë suaj në Raiffeisen Bank
  • Emri i përfituesit: Emri juaj dhe i kompanisë suaj ashtu sic është regjistruar në Raiffeisen Bank.

Udhëzime për transfere ndërkombëtare

Shënim: Para se ta plotësoni urdhërtransferin ndërkombëtar, gjithmonë verifikoni të dhënat në faturat e pranuara nga furnitorët tuaj. Në rast se vëreni ndonjë ndryshim të të dhënave në krahasim me të dhënat në faturat që keni pranuar më herët nga i njëjti furnitor (psh. kanë ndryshuar të dhënat për bankën përfituese ose ka ndryshuar edhe shteti ku duhet të bëhet transferi) kontaktoni menjëherë furnitorin tuaj.

Western Union

Banka Raiffeisen në bashkepunim me Western Union duke përdorur teknologjinë më të sofistikuar elektronike dhe rrjetin unik global të kompjuterëve për pagesat aktuale në më shumë se 190 vende dhe rajone, iu mundëson shfrytëzimin e shërbimeve të sistemit të Western Union edhe në Kosovë në të gjitha degët dhe nëndegët e bankës.

Western Union dhe Banka Raiffeisen garantojnë pagesë të shpejtë dhe të sigurtë të parave tuaja vetëm për personin që janë destinuar.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Direct debit e brendshme është një zhvillim i brendshëm i Raiffeisen Bank në Kosovë i dedikuar për grumbullimin e pagesave të faturave të aprovuara paraprakisht nga klienti dhe kompania.

Meqenëse ky është një produk i brendshëm i bankës, shërben vetëm për klientët e Raiffeisen Bank. Fillimisht, marrëveshja (debit mandati) nënshkruhet në mes të kompanisë dhe klientit.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Është një shërbim automatik i pagesave për transferin e shumave të caktuara në data të caktuara nga njëra llogari e juaj në tjerat, apo në llogari të përfituesve të tjerë të cilët janë klientë të Bankës Raiffeisen.   

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Complementary Content
Tools