;

Kultura ka mbetur njëra nga fushat kryesore në të cilën Banka ka vazhduar të angazhohet. Dy projektet kryesore kulturore të cilat Banka i përkrah financiarisht tash e nëntë vjet me radhë janë dy festivalet e mirënjohura: Festivali Chopin Piano Festival dhe Festivali i Filmit në Prishtinë, PriFest. Festivali Chopin Piano Festival ofron koncerte, master kurse për studentë dhe një simpozium që i dedikohet jetës dhe punës së kompozitorëve apo pianistëve që përkujtohen çdo vit anembanë botës. Njëra nga pjesët më të rëndësishme të PriFest në Prishtinë është seria e ngjarjeve “Ko-produksioni Rajonal PriFORUM”, i cili sjellë regjisorë të filmit nga vende të ndryshme të Evropës dhe të botës në Kosovë. Punëtori të ndara dhe master kurse për artistët e rinj ishin gjithashtu pjesë e këtyre dy festivaleve kryesore. 37 Adresat Pasqyrat financiare Segmentet Përmbledhje e rezultateve Sektori bankar RBI Vizioni dhe misioni Bordi Menaxhues Prezantim i shkurtër Banka Raiffeisen në Kosovë tradicionalisht ka mbështetur Galerinë Kombëtare në dy ekspozitat kryesore “Muslim Mulliqi” dhe “Gjon Mili”, që e pozicionon Bankën si mbështetëse kryesore të artit pamor. Galeria Kombëtare e Kosovës është institucioni publik kulturor më aktiv në Kosovë. Duke qenë i vetmi institucion publik për prezantimin e arteve pamore në Kosovë, ky institucion merret me promovimin e artit bashkëkohor në përgjithësi (arti konceptual, performanca, instalimi, video, piktura dhe skulptura). Ekspozita ndërkombëtare “Muslim Mulliqi” u iniciua në vitin 2003 nga Ministria e Kulturës e Kosovës për promovimin e arteve pamore në Kosovë. Ekspozita “Çmimi i Muslim Mulliqit” është ekspozita më e rëndësishme për artet bashkëkohore në Kosovë. Është një ekspozitë e kuruar me pjesëmarrës vendorë dhe ndërkombëtarë e bërë nga një kurator i jashtëm ose kuratorë të cilët zgjedhin pjesëmarrësit vendorë dhe ndërkombëtarë.

Përveç kësaj, Banka vazhdoi të promovojë artin me Galerinë Raiffeisen. Ideja ishte që t’u jepte artistëve të rinj, të ardhshëm mundësinë për të prezantuar veprat e tyre para publikut. Për këtë qëllim, Banka ka marrë me qira një hapësirë në Albi Mall, qendra më e madhe tregtare e Kosovës dhe kjo hapësirë u shndërrua në një hapësirë inovative ku çdo muaj ekspozohen vepra të reja nga artistë të rinj. Kjo ndihmon komunitetin të ketë një vend ku ata mund të mbajnë ekspozitë pa asnjë shpenzim.

Complementary Content
Tools