
Fillimi me bankën
Bankimi online ofron çasje të lehtë dhe të shpejtë në shërbimet bankare 24/7. Kontrolloni bilancin, transferoni para dhe paguani fatura në çdo kohë. Kursen kohë dhe siguron menaxhim të thjeshtë dhe të sigurt të financave tuaja.
Fillimi me bankën
Menaxhimi i financave është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë të re të rrugëtimit tuaj. Të kesh kontroll mbi financat do t'ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja. Qoftë duke hapur një llogari të re, përfituar nga pako të veçanta, apo fituar bonuse përmes referimeve, ne kemi burimet për t'ju mbështetur. Zbuloni udhëzimet dhe këshillat tona për të menaxhuar financat me sukses dhe për të bërë zgjedhjet më të mira për të ardhmen tuaj financiare.

Aplikacioni mobil i bankës
Në aplikacionin Raiffeisen Bank Kosovo Mobile, ju mund të kryeni një gamë të gjerë shërbimesh bankare, nga monitorimi i transaksioneve në kohë reale deri te aplikimi për kredi. Ky shërbim i plotë ju lejon të menaxhoni financat tuaja në mënyrë të sigurt, duke ju ofruar fleksibilitetin e nevojshëm për të përballuar çdo nevojë financiare.

Si të kryeni pagesa kudo që jeni?
Në aplikacionin mobil të bankës, ju mund të kryeni pagesa të shpejta dhe të sigurta me kontroll të vazhdueshëm 24/7. Ky aplikacion ju lejon të përfundoni me lehtësi pagesat për rrymë, ujë, mbushje telefoni, gjoba të trafikut etj , duke ju ofruar komoditetin e menaxhimit të financave tuaja nga çdo vend ku ndodheni, shpejt dhe sigurt.
- Daily Banking
- Pagesat