Skip to main content
News - Banner
News - Banner

Nëndega në Graçanicë zhvendoset në zyre të reja

Ju njoftojmë se nëndega jonë në Graçanicë është zhvendosur në një lokacion të ri në rrugën kryesore të kësaj komune.

Kjo nëndegë do të operojë pa shërbime të parasë së gatshme kurse hapësirat moderne të saj ofrojnë një vend të përshtatshëm ku klientët mund t’i diskutojnë planet e tyre financiare me zyrtarët tanë. Gjithashtu, nëndega ka edhe hapësirën digjitale, e cila ju mundëson të përdorni shërbimet bankare elektronike 24/7, duke përfshirë edhe deponimin e të hollave.

Orari i punës është prej të hënës deri të premten, 8:30 – 16:30.