Skip to main content
Publikohet Raporti Vjetor për vitin 2025

Publikohet Raporti Vjetor për vitin 2025

Banka Raiffeisen në Kosovë ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2025. Raporti ofron një pasqyrë të hollësishme të performancës financiare të bankës dhe të zhvillimeve kryesore gjatë kësaj periudhe.

Viti 2025 u karakterizua nga arritje në disa fusha kyçe. Para së gjithash, banka ruajti pozitën e saj si lider në tregun bankar për nga asetet, duke vijuar njëkohësisht me rritje të qëndrueshme në segmentet kryesore të biznesit dhe zgjerimin e bazës së klientëve.

Gjatë vitit të kaluar u shënua përparim i rëndësishëm edhe në digjitalizim dhe inovacion. Këto përpjekje sollën përmirësime të mëtejshme në shërbime dhe në mënyrën se si ndërveprojmë me klientët.

Gjithashtu, fokusi në praktikat e qëndrueshme mbeti një prioritet i rëndësishëm. Përkushtimi ndaj parimeve ESG siguron një rol të përgjegjshëm të bankës, si në praktikat e brendshme ashtu edhe në mbështetjen e komunitetit dhe bizneseve drejt rritjes së qëndrueshme.

Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë link: