Skip to main content
News - Banner
News - Banner

Raiffeisen vlerësohet si banka më e mirë në Kosovë nga Euromoney

Teksa shënojmë 20-vjetorin e operimit në Kosovë, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se banka jonë është vlerësuar si Banka më e mirë në Kosovë në Çmimet për Ekselencë të Euromoney. Këto çmime ndahen nga viti 1992 dhe bazohen në disa kritere financiare, si rritja e fitimit, kthimi në kapital, kreditë dhe depozitat e klientëve, por dhe zhvillime të tjera relevante.

Në këtë kontekst, Euromoney nënvizoi se përderisa Raiffeisen Kosova operon me rrjetin më të madh të degëve në vend, ajo gjithashtu ka vazhduar të përmirësojë ofertën e saj digjitale – veçanërisht përmes platformës Raiffeisen Plus, platformës digjitale për kredi personale RaiKesh, portofolit digjital RaiPay dhe të aplikacionit RaiPos.

Përgjatë viteve të fundit, Raiffeisen Kosova është vlerësuar me çmime të shumta, të cilat shfaqin zotimin e Bankës për ofrimin e përvojës më të mirë bankare për klientët e saj.

Raiffeisen Bank International (RBI) hyri në tregun e Kosovës në vitin 2002 pasi bleu një pjesë të madhe të aksioneve të Bankës Amerikane të Kosovës dhe në vitin 2003 u emërua Raiffeisen Bank Kosova.