Skip to main content
News - Bannerat
News - Bannerat

Rrugëtimi ynë 20-vjeçar në Kosovë

Banka Raiffeisen këtë vit feston 20-vjetorin e saj në Kosovë. Banka mori emrin Raiffeisen në qershor të vitit 2003 pasi Raiffeisen Bank International (RBI) bleu aksionet të atëbotë Bankës Amerikane të Kosovës. Teksa banka operonte në kontekstin e një ekonomie në rindërtim në atë kohë, Raiffeisen është aktualisht banka më e madhe në Kosovë në të gjithë treguesit e rëndësishëm financiare, me asete totale prej 1.3 miliardë euro në qershor 2023.

Për ta përmbledhur këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm, ne kemi prezantuar një slogan të thjeshtë: Mbështetje. Përgjegjësi. Inovacion. Shumë më tepër se sa vetëm një slogan, këto deklarata kanë përfaqësuar parimet udhëzuese të punës sonë.

Përgjatë këtyre dy dekadave, jemi përpjekur të ofrojmë shërbime financiare me cilësi të lartë për individët dhe bizneset, duke mbështetur planet dhe idetë e tyre, e në këmbim duke mundësuar rritje të qëndrueshme në vend. Përgjegjësia ka qenë thelbi i operacioneve tona. Kemi përqafuar vlerat e bankimit të përgjegjshëm, duke garantuar se kemi prioritet mirëqenien e klientëve, partnerëve, punonjësve tanë dhe komunitetit në përgjithësi. Dhe natyrisht, inovacioni ka qenë shtyllë themelore e strategjisë sonë. Duke zhvilluar dhe prezantuar shumë zgjidhje dhe produkte digjitale, e kemi përmirësuar vazhdimisht përvojën bankare të klientëve tanë.

“Raiffeisen është shembull shumë i mirë i investimeve të huaja austriake në Kosovë. Jemi krenarë që kemi kontribuar dhe jemi pjesë e sistemit të suksesshëm bankar në Kosovë,” thotë Drejtoresha Ekzekutive, znj. Anita Kovacic

“Suksesi ynë është arritur duke ofruar produkte dhe shërbime të qëndrueshme bankare, me besimin e klientëve tanë, angazhimin e punonjësve tanë si dhe bashkëpunimin profesional me rregullatorë dhe institucione si dhe partnerë tjerë të komunitetit. Në emër të Raiffeisen-it dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë e kanë zgjedhur Raiffeisen si bankën ose partnerin e tyre afarist,” shton zonja Kovacic.

Marrë parasysh kontekstin në të cilin banka Raiffeisen hyri në tregun e Kosovës në vitin 2003, mund të thuhet me siguri se banka ka pasur rrugëtim të veçantë të rritjes së bashku me klientët, partnerët dhe punonjësit. Dhe banka do të vazhdojë të llogarisë në të gjithë ata, teksa shikon drejt një të ardhmeje të ndritur!