Skip to main content
News - Bannerat
News - Bannerat

Vrapuesit e Mëngjesit të Raiffeisen nisin ditën me ritëm të shpejtë

Në botën e sotme me ritme të shpejta, ku shëndeti dhe mirëqenia shpesh anashkalohen, banka jonë njeh domosdoshmërinë për të promovuar një mënyrë jetese të shëndetshme për punonjësit e saj.

Në mars të këtij viti, ne filluam një nismë të quajtur Vrapuesit e Mëngjesit në Raiffeisen (Raiffeisen Morning Runners), që synon të përmirësojë aftësinë fizike dhe mirëqenien e përgjithshme midis anëtarëve të ekipit tonë.

Kjo nismë fton punonjësit tanë që t’i bashkohen vrapimeve të mëngjesit në parkun Gërmia në Prishtinë, zakonisht rreth orës 6:00 të mëngjesit. Mundësuar nga Departamenti për Njerëz, Kulturë dhe Mësim, kjo iniciativë është krijuar për të akomoduar nivele të ndryshme të fitnesit, me vrapimet e mëngjesit që zhvillohen tri herë në javë.

Iniciativa mbështetet në ekspertizën dhe udhëzimet e ofruara nga profesionistë me përvojë nga Klubi Alpin Prishtina. Me përvojën e tyre të gjerë dhe pasionin për aktivitetet në natyrë, ata do t’i udhëheqin pjesëmarrësit nëpër parkun Gërmia, duke siguruar një përvojë të sigurt dhe të këndshme për të gjithë.

Iliriana Toçi, Anëtarja jonë e Bordit Drejtues dhe vrapuese e rregullt me iniciativën, përshkruan se si kjo po ndikon pozitivisht në jetën e saj të përditshme.

“A ka mënyrë më të mirë për të nisur mëngjesin sesa duke u mbushur me pozitivitet që na shoqëron gjatë tërë ditës. Duke qenë se vrapimi bëhet shumë herët në mëngjes, kjo ma mundëson ta kryej punët e tjera gjatë ditës pa ndërprerje”, tha Toçi., duke ftuar kolegët e tjerë të bashkohen.

Duke komentuar iniciativën, organizatorja e programit, Shqipe Shala nga Departamenti i PCL-së, shprehu entuziazmin për ndikimin pozitiv që nisma ka tek anëtarët e ekipit të bankës.

“Ne besojmë se promovimi i një kulture të mirëqenies është thelbësor si për mirëqenien individuale ashtu edhe për kohezionin e përgjithshëm të ekipit. Iniciativa ofron një mundësi fantastike për punonjësit tanë që t’i japin përparësi shëndetit të tyre duke u lidhur gjithashtu me kolegët në një mjedis të relaksuar dhe mbështetës.

”Përtej përfitimeve fizike, pjesëmarrja tek Vrapuesit e Mëngjesit në Raiffeisen ofron dobi të shumta për punonjësit. Hulumtimet kanë treguar se stërvitja e rregullt jo vetëm që përmirëson shëndetin fizik, por gjithashtu rrit qartësinë mendore, zvogëlon nivelet e stresit dhe rrit produktivitetin e përgjithshëm.

Le të zgjohemi herët dhe të vrapojmë drejt një të ardhmeje më të shëndetshme, më të lumtur - hap pas hapi